Kalendari poetik: Ariodante Marianni (1922-2007) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ariodante Marianni

Kalendari poetik: Ariodante Marianni (1922-2007)

Sot, më 16 shkurt, është data e lindjes së Ariodante Marianni-t, poet, piktor dhe përkthyes i njohur italian. I ati vdiq duke e lënë të mitur, 7 vjeç. Barra e familjes ra mbi nënën e tij, që megjithë shtërngicën ekonomike, arriti që i biri të mbaronte universitetin. Veç poezive, pruri para lexuesit italian mjaft autorë të mëdhej si p.sh., Dylan Thomas, Wystan Hugh Auden, Williams, Emily Dickinson dhe gjithë veprën poetike të nobelistit irlandez W. B. Yeats, për të cilën e vlerësua me çmimin Monselice për përkthimin poetik. Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:

DASHURIA ËSHTË LUFTË

Luftë është dashuria, rrekesh të më bindësh,
me ndonjë paqe të përkohëshme, apo armëpushim,
por unë qenkam ushtar i keq
sepse zbuluar vi, pa mbrojtje,
tek ti që di të luftosh për bukuri,
çdo herë godet fort, (ja mavijosjet).
Kështu që përpunoj taktikat
dhe strategjitë më të vështira: po përse lypsen?
Sapo të shikoj, unë ngre duart lart
dhe një buzëqeshje të bardhë valëvis:
nuk të pëlqen, e di.
Por ndoshta kjo është hakmarrja ime
e pavetëdijshme: t’u shmangem planeve të tu,
të t’i nxjerr bosh goditjet, të kota armët,
duke të hequr çdo lavdi, në fund të fundit.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s