Kalendari poetik: Ha Jin 1956 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Ha Jin 1956

Sot më 21 shkurt është data e lindjes së Ha Jin, shkrimtar, poet dhe eseist kinez ( pas ngjarjeve të përgjakshme në sheshin Tien An Men jeton përfundimisht në SHBA). Më 21 shkurt kanë datën e lindjes edhe poete me emër, si Wystan Hugh Auden; Anaïs Nin dhe Chuck Palahniuk, prej të cilëve kam postuar shpesh këto vite. I ri fare, qe dëshmitar i tmerreve të të ashtuquqjturit Revolucion Kulturor Proletar, kur i thyen gishtat e duarve pianistit fatkeq kinez sepse luante Bethovenin etj. Në SHBA ka botuar disa libra dhe është profesor në Boston University, in Massachusetts. Ja një poezi në 62 vjetorin e lindjes së poetit:

USHTARI I VDEKUR

(Në shtator të vitit 1969, në një anije që u përplas duke lundruar në lumin Tuman, u mbyt një ushtar në përpjekje për të shpëtuar një shtatore allçije të kryetarit Mao. Për këtë i dhuruan librin e Dytë të Kuq të Citateve dhe e varrosën rrëzë malit Hunchun, provinca Jilin.)

U mpiva shtrirë këtu.
Mali dhe lumi duken mirë.
Kalon këtej ndonjëherë një ari,
një dre dhe një derr i egër
sikur të qenë një grup shokësh të internuar.

Unë ndjehem i vetmuar dhe më ka marrë malli.
Kur vjen dimri, këtu bën shumë ftohtë.

Të shoh tani që po vjen
si re e vogël mbi lëndinë.
E dija që do të ishe ti,
se askush s’ka erdhur këto gjashtë vite.

Po ç’ke sjellë përsëri mish, verë
dhe kartmonedha?
Çdo vit të kam thënë
që s’u besoj bestytnive.
Librin e kuq të citateve, e ke me vete?

I kam harruar disa citate.
S’kam kujtesë të mirë, ti e di.
E paske lënë prapë në shtëpi…

Ç’më thua për shtatoren që shpëtova?
Është ende në muze?
Si është me shëndet Udhëheqësi i Madh?
Dhjetë mijë vjet jetë i uroj Atij!

Pashë nënën ëndërr javën e kaluar
sikur u rrëfente medaljen time miqve.
Ajo vazhdon të jetë krenare për birin e saj
dhe kokën e mban lart
kur shkon të punojë në arë.
M’u duk më e plakur sivjet
dhe thinjat e saj më ranë në sy.
Motrën e vogël s’e kam parë.
Duhet të jetë vajzë e rritur tani.
Ka ndonjë të dashur?

Ç’ke që qan?
Më thuaj ndonjë gjë.
Mendon se nuk të dëgjoj?
Vitet e parë
vije dhe më qëndroje mbi varr
duke u betuar të ndiqje shembullin tim.
Kurse vitet e fundit
gjithmonë qan.

Dreqi e mori, do ta hapësh atë gojë apo jo?
Diçka duhet të ketë ngjarë.
Ë? Pse s’ma thua?

Shënimi im: koha e ndodhisë që përshkruan poezia është në vitin 1976, kur sapo kishte vdekur Mao Ce Dun.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s