Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

 MATRIKULLI IM

Matrikulli im 
nuk është bylyzyk
në kyçin e dorës
të më gjeni pas frymës
në fushëbetejën e kohës.

Matrikulli im është gjithëkohor
brenda meje,
për t’mos më gjetur kurrë.

 

SHOTE GALICA

Të kam zili, Shote Galica .
Mbete e bukur si LIRIA.

 

ADEM JASHARI

Vetëtiu…
Gëzhojat
mbajnë numrin e pushkës tënde.

 

 MARKO BOÇARI

Se ku më ike, Marko Boçari…
Se ku të mërguan pa më thanë …
Të dashuruar
me idhujt e Tokës sonë –
Nga zilia, Tokën na e ndanë.
Të jam mërgimthi,
gjeneral Boçari, kaq pranë.

 

GALILE

Hartat e Botës po grisen.
Hartat e shpirtit po tkurren.
Në prush po digjet heshtja…
Eja, të ribëjmë një HARTË të RE,
Galile,
sa ende s’ka mbërritur
Tik- tak-u te zeroja.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s