Gjithmonë mbetet një pjesë e tepërt – Ndue Ukaj / Nga libri, “Unë studiova njëherë në një fakultet të mrekullueshëm”, të përkthyer nga suedishtja Edita Kuci- Ukaj

Ndue Ukaj

 

Gjithmonë mbetet një pjesë e tepërt

Tua Forsström
Gjithmonë mbetet një pjesë e tepërt.
Në pamjen këtu me hijen e gjelbër të ujit, kallami
i hijesuar nga pemët, balta, bulkthi…
Duhet të kemi një Imazh që ta mbajmë.
Një karriq me peshq të pashëm, një libër
të harruar në bar që shfletohet
nga era. Një ari që vallëzon.
Duhet të mbajmë lart Imazhin
kundër ulërimës nëntokësore.
Duhet të rrëfejmë një Dobësi:
sytë e përflakur, dashurinë.
Udhëtimet e shkurtra mund të jenë shumë të gjata.
Në gazeta kanë filluar bashkëmoshataret të vdesin,
edhe dimrat janë bërë çuditërisht të padukshëm.
Ah, çfarë mashtrimi, zoti Livingstone !
Ju shkruani në murin tuaj: “Ata duhet të tregojnë se
ishin të marrë dhe të trishtuar si ne”
Po, është një gjumë që do të fle,
por së pari duhet të mbillen patatet
dhe të lajmërohesh për një shëtitje.
Merr kohë të mësohet –
besomë mua Zotëri- kjo merr kohë.
Tani fryn nga perëndimi
Duhet të jemi në gjendje të rindërtojmë gjithçka,
ato që kurrë s’ ndodhin.
O plagë fërkim shpirti! Djegie
zemre! Duart mbi krah, miqtë
e veshur bardhë, ngërdheshje në mbrëmjet e vona
në zhavorr nën gështenja
Duhet kohë të mësohet diçka.
Në një avullim ere të liqenit, bimëve të ujit
Çfarë keni parë sot askush s’e ka parë
dhe ti mban mend, ose harron.
Por shpallja mbetet akoma.

(Nga libri, “Unë studiova njëherë në një fakultet të mrekullueshëm”, të përkthyer nga suedishtja Edita Kuci- Ukaj)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s