Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Kënga e shiut

Shi jashtë dhe brenda natyrës sime
Rrebesh dëshpërimi nxitur nga moti a nga ti, s’e di, s’e di
Fjalët nga padurimi shpërthejnë muret e shpirtit 
Pasioni vlon në tretësirën e ngopur të ajrit stinor
Petalet e rënduara në sytë e dasmorëve skeptik
Nuk pres fundin e rrem jo-jo
Dhe as fjalët e rreme
Në fund të fundit drita shuhet njësoj për të gjithë
Velloja është e hollë për të mbuluar fytyrat
Mes çasteve kërkoj të varros të shkuarën, kujtimin e bukur, nostalgjinë…
E ardhmja mbuluar prej dëshpërimit depërton psherëtimën e së tashmes
Shkëlqimi në sytë e tu i dashur më burgos premtimin e virgjër
Kështu ka për të ndodhur kur jetohet mes dy botëve të largëta
Pikëllimi i kohës të bën të mbytësh durimin
E dashuria është i vetmi oqean ku dua të zhytem
E vetmja e vërtetë lakuriqe që e prek
Fryma e riciklimit te ndjenjës iluzive
Trishtimi jashtë dhe brenda poezive
Sa më pëlqen zhurma e shiut mbi strehët e çatisë së zemërimit rrebesh…

 

***

Hëna sonte duket e plotë
I është afruar Tokës më pranë
Kërkon të ndriçoj më shumë këtë Botë
Ndez neon në shpirtrat tanë!

 

Ëndrra

E bukur ishte ëndrra ime
mes te vdekurve,
sa luajta e qesha me ta!

Sa frike pata
kur u zgjova
nga te gjallet, sa….!

 

Si kërrmill

Ka rënë një mëri si vesë mes nesh
Po unë s’e mbaj dot gjatë inatin
Si një butak të përqafoj dhe qesh… 
E si butaku aty çlodhem kur ngjis katin.

Ti si zambaku që çel gjethet në Prill
Zgjat petalet e tua me plot vesë
Unë strukem brenda krahëve si kërmill
E aty mes përqafimit tënd vdes

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s