Poezi nga Selvete Abdullahu

Poezi nga Selvete Abdullahu
 
 
Në pakt me diellin
 
Mos e qaj o tokë diellin
Se kam rreze në grushtin tim
I kam ruajtur me xhelozi
Për një varg buzëqeshjesh
Për ty
Ikur larg e praruar
As bekimet si takova
E unë me vete etjen mora
Se pranverat në mua ishin fshehur tinëzisht
 
Dritë e diellit ngrohe tokën
S’është parajsë e i thua botë
Mes thërrimesh e pa lotë ngjeshur
Mbi sytë e mi veron një gotë
 
Se pasqyrat i morën hijet
E natyra kurdisur ka ditët
Mes meje dhe teje pikë universi
Qapkën shpirti u thërrmua në grimca
 
Nga një vorbull pluhuri i ngritur nga hiri
As horizont e as rreze drite s’shoh
Veç shikimet e ne të dyve
Si shigjetë harkore drejtuar qiellit
As tokë e diell ne nuk n’a pa
Veç eklips në muajin maj ra.
 
 
 
Nuk kam lindur të m’a marrësh jetën ti
 
Lëviz mbreti Edip
bëjë një rrotullore rreth boshtit mëkatar
se hijenat kanë marrë udhën e fatkeqësisë
mbi trupin tënd lozuar e përënduar
mëkatar i idit tënd të përbetuar.
 
Itak në nurin tënd vezullon edhe ndër ijet
Kur kërkimi yt shpon një botë hamletiane
As nuk gjen folen e as nuk prish porta
Ik bukuri e çastit në ishullin e pa shkelur
Se thembra e Akilit nuk u pa gjëkundi
Ti dyfishi i shprehur numrator
Pjesë e zemrës së marrosur
Edhepse pritjes i bëre kurorë
 
 
Duke kërkuar fatin në fatkeqësi
Një rrotullore e përbetuar
Mbetur lozonjare e pa djallëzuar
Vashë apo grua sido që je ti
 
Mos m’a humb durimin as mua
Se nuk jam e lindur për t’u flijuar
 
E kur mbi supet e tua rënkon fëmija
E buzëqeshjen ia ke ngrirë në buzë
Mbildhe lotin falja dhuratë
Se mbi trupin e tij
Qyqja
Këndon për ditë e për natë
 
Sado që t’i hap e mbyllë të trishtë histori
Prapë nuk kam lindur kurban për ty
Sidoqoftë puna o ogurzi
Asesi nuk kam lindur të m’a marrësh jetën ti.
 
 
 
Imazh me sy vjeshte
 
Gjethet e thara përpëliten në sytë e mi
Ca imazhe vizatohen sot
Si dikur lozin heshtur në vallen e pa mbaruar
Ikonat e kohës thërrasin e s’ndalen dot
 
Si harçe të thyera rendin nëpër bebëzat e mia
Figuracione të hijezuara pa fund
Mes ngjyrash mbeti pigment
Nuhatja ime se do të vish dikur
 
As hijet mes vjeshtës laramane
Në kapërcim vjetësh s’u lëkunden dot
Dhe me vete morëm botën në sy
Me gjithë ato kujtime të brishta
 
Bartur mbi supe çantën e grisur
Asnjë kujtim vjeshte nuk arriti të ruhet aty
Veç imazhet e saj në heshtje
Për të mbetur gjithmonë vjeshtë në sytë e mi
Tani me pritjet e vonuara
Si rrëke shiu jehon zëri yt
Shpresat e këputura hedhur në udhëkryq
Ti zemër e vrarë dyfish
 
Shekujtë e Eposit pritjes i pëshpëriten
Sa pentagrame krijuan simfoni
Gjurmët e kohës mbetur vegim
Lahutë e re thuaja këngës vetëm sot
 
Këngës që kurrë nuk arrita t’a mësoj!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s