James Russell Lowell
Kalendari poetik: James Russell Lowell (1819-1891)
Sot, më 22 shkurt, mbushen 200 vite nga data e lindjes së J. R. Lowell poet romantik amerikan, kritik arti, botues dhe diplomat. Është në listën e personaliteteve të shquar amerikane në Hall of Fame for Great Americans. Studioi për drejtësi në Harvard, por shumë shpejt u përkushtua ndaj poezisë, duke botuar përmbledhjen e parë poetike në vitin 1841, por u bë më shumë i njohur në luftën e tij kundër skllavërisë në SHBA. Ja një poezi nga më të fuqishmet prej tij në këtë 200 vjetor:
SKLLEVËR
Janë skllevër, kurrë s’hapin gojë,
Për më të dobtin, që ka nevojë;
Skllevër janë, kurrë s’u shkon mendja,
Te tallja, kryengritja, urrejtja;
Por sa rrinë të ndrydhur e s’ndjehen,
Duhet ta vrasin mendjen për veten;
Por janë skllevër, kot sa t’u flasësh,
S’i bën dot kurrë dy a tre bashkë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj