Kalendari poetik: Jozefina Dautbegović (1948-2008) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jozefina Dautbegović

Kalendari poetik: Jozefina Dautbegović (1948-2008)

Poete kroato-bosnjake, u lind më 24 shkurt 1948 në Bosnjën veriore. Mbaroi universitetin për gjuhësi dhe histori në Slavonski Brod dhe jetoi në Doboj, në Bosnjën qendrore ku punoi si mësuese dhe drejtore biblioteke. Përmbledhjen e parë poetike e botoi më 1979. Në vitin 1992, bashkë me bashkëshortin, u strehua në Kroaci, për të shpëtuar nga masakrat serbe. Vdiq papritmas, para kohe, në nëntor të vitit 2008. Ja përzgjedhja ime sot nga poezitë e saj:

MBI RIKTHIMET

Rikthehen disa, vërtet,
por kaq të shndërruar,
sikur në vend të tyre të jetë dikush tjetër
që njeh hollësitë
e bisedave të mëparshme.

Sajime janë rikthimet.
Vërtet, disa rikthehen
e me zell kërkojnë pemët
që rriteshin në kujtesën e tyre
në ca vende të çuditshme.

Vërtet, disa rikthehen e ngulin këmbë
që pikërisht në atë vend
qe një shtëpi, nga dritaret e së cilës
hynin të gjitha stinët
njëherësh.

Të pranishmit me keqardhje tundin kryet.

Vërtet, rikthehen disa
dhe janë të bindur që janë kthyer
por mbërrijnë pak më parë
se të bëhet varrimi i tyre.

 

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s