Poezi nga Armenida Jolldashi

Poezi nga Armenida Jolldashi

 

REFRENI YT

Ku do të treten hapat e tu këtë natë, zemra ime?
Orëve të vona, kur malli më çmend,
E vetmia me duart e thata më mbyt,
Në udhët e tua, dua të vij e të shtrihem,
Mbi asfaltin e ftohtë, larë nga hëna me lotë.

Refrenin tënd të vij e të dëgjoj heshtur,
Në qetësinë e natës, nga shpirti yt tek del,
I lirë, i pastër, si një thirrje universit,
Dëshirë e papërmbushur ende në qiell,
Për shpirtin tim ndenjëmbël…

 

NË PUTHJEN TËNDE

E harruar jam në puthjen tënde,
Si në një ëndërr që s’dua të ketë zgjim,
Koha rend e orët më largohen,
Brenda shpirtit tënd fle, e nuk përmendem.

Ti ngrihesh ngadalë e del nga sytë e mi,
Në hapësirën qiellore pas më ndjek tek tretem,
Ndjenja jote supet m’i mbulon me rè,
Kur mes ëndrrës e zhgjëndrrës rrotullohem.

Fle me ty, aty pranë të kam, në mendje,
Si varkë, në liman ankoruar nën qetësi,
E ëmbla dallgë, përkundje me bekime,
Buzë e sy, ku fle dhe zgjuar rri në përjetësi…

 

MALL I ÇMENDUR

Me mallin për ty,
I kam ngjyer sot sytë,
Dhe fjalët e tua,
Kam shpërndarë nëpër ballë.
Me ty në shpirt kudo bredh,
Lëkurë dhe frymë të kam bërë,
Shkoj, vesoj, rrjedh…
Si re, si dritë dhe lumë,
Me hapin tim të lehtë,
Dhe me mallin e çmendur për ty,
Që çdo rrugë të shpirtit përmbyt.

 

DËSHIRË E ÇMENDUR

Dëshira jote e çmendur erdhi tek unë,
Mbështjellë në mijëra fjalë dhe puthje,
U drodh brenda meje, femra e rënë në gjumë,
Prej jetës së vrarë plot dhimbje dimërore.

Dallgë të forta ngrihen brenda shpirtit,
Kur ti ëmbëlsisht emrin tim përshpërit,
Mekem, nën zjarrin e ndjenjës turbullohem,
S’di në duhet të rend, a në krahë të lëshohem…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s