Cikël poetik nga Fatmire Berisha

Cikël poetik nga Fatmire Berisha
 
 
ECI LARTËSIVE TË FLUTURAVE
 
Eci drejtë teje me hapat të sigurtë
Tˊi derdhi vargjet më të bukura
Që burojnë nga brendësia e shpirtit tim
Të ju tregoj të gjithve
Se jam duke kërkuar lartësimin
Me ndihmën e fluturave
Që në ëndërr kërkojnë zgjimin
Të shpërthen në realitet
Dhe asgjë nuk pres prej teje
Vetëm me krah hapur të më mirëpritësh.
 
 
 
NË MES SHKRETIRËS
 
E vetmuar mes shkretirës
Drejt teje eci si pa kokë
As gjurmë njeriu nuk shoh
Veç rrezeve plot dritë.
 
Heshtja më lodhë e dremit
Si kujtime malli në errësirë
Kërkoj burim për freski
Diku thellë në zemrën tënde.
 
Nën dry e mbyllur
Pres një lindje të re
A dashuri shpirti përvëlues.
 
Mbeta pa fjalën tënde
Të munguar
E dorën plot lule për ty.
 
Vargjet t’i shkruaj me mall
Do t’i ruaj si dallgë deti
Dua të të kam si dikur
Zog i lirë në hapësirë.
 
Pa lot me dashuri të re.
 
 
 
DIMRI
 
Erëra të fortë, acar i madh.
Bora flokë-flokë, pa ndalë po bie.
Bardhësia natyren ka mbuluar
Male fusha, cdo kulm shtëpije.
 
Strehët e çative ditën spushojnë
I ftohti i madhë i bënë akull natën
Lëshohen poshtë vargun formojnë
Të gjitha ngjasojnë sikur me shpatën…
 
Fëmijët të gëzuar
Veshin xhaketa,
Vnojnë kapuq dhe dorëza
Dikush me saja ,
Dikush me skija
Dy apo tre kapur për dore
Rrëshqasin në akull për mrekulli
Formojnë njeriun prej bore.
 
 
 
NË SHI
Kur më merr malli për përqafimin tënd
Dal në shi qoftë edhe natë me errësirë
Hija jote më vjen sërish përsëri
Dhe ngriti një gotë me verë e tjetren thatë
Kujtim i bukur më je ti
Pres që të vish sikur dikur
Për kohën tonë ndjej nostalgji
Me të harru nuk mundem kurrë
Ato lule që mˊi solle
Janë vyshkur e janë tharë
Sebashku me mua
Kërkova dikush tˊi ujitë
Vetëm lotët e mi
Sot që pikojnë si krua
Pa ty kam mbetë si lulja pa erë
Më ka humbur çdo imazh
Hija jote mua më përcjell
Kujtimi flokëve tua sikur mëndafsh
Ky shi pakëz mua më freskon
Sepse për brenda po digjem si zjarr
Kujtimi i bukur mua më ngushëllon
Ka kohë që buzët më janë tharë
 
 
 
ATA
 
Ata aq dinë
Dhe aq flasin
Flasin për rreth meje
Shumë fjalë të kota
 
Para meje fytyrë ëngjëlli
E më pas ndryshojnë fjalët
Siç ndryshon moti
 
Shumë inatqor
Ka kjo botë
Shumë lakmitar
Të jetës sime
 
Do të jetoj jetën
Siç dua unë
 
Aq më bën
Çka thonë
Pas shpine
 
 
 
ARSYE JETE
 
Fytyra juaj ëngjëllore
Një portret për mrekulli
Hapat e juaj fëmijërore
Shkëlqim i syve të mi
 
Zëri juaj gazmor
Freski shpirtërore
Suksesi juaj shëmbullor
Krenari prindërore
 
E mbështjellur si me batanije
Nga dashuria e juaj
Silleni vërdallë meje
Me aq nxitim
 
Mu vërsuleni në prehër
Që të më hidheni në përqafim
Është ndjesi e pa përshkruar
Kur je e mbushur me lot e gëzim
 
Nga të gjitha anët
Faleminderit që ma dhatë
Titullin më të bukur nënë
 
Me butësinë e fjalëve tuaja
Gjithkund e bëni për vete
Për mua jeni dhe do mbetëni
E vetmja arsye jete
 
 
 
TËRMETI
 
Në djep më nuk të përkundi
Se të përkundi kjo tokë sot
Mbi trupin tënd u shëmb shtëpia
Në gjithë Shqiptarinë vajtim dhe lot
 
Në gjumë ishit atë moment
Nga goditja e madhe nuk mbijetuat
Sy mbyllur në gjumë të thellë
Jeta juaj përgjithmonë u shua
 
Ah sa e vështirë për ty Nënë Shqipëri
Të të shikojmë në gjendje shkatërrimi
Me ty jemi dhe vetëm me ty
Si në ditë të mira,apo mjerimi
 
Vajtojnë lisi ,guri dhe deti
Mallkim ky tërmeti
 
Nga kjo ndodhi për ty
Nëna jonë
Qofshin këto ditë të fundit
Që pikon loti
 
Mos t’pafsha kurrë
Të shkatërruar ty
Qoftë e fundit kjo sprovë
Nga Zoti
 
 
 
MALL
 
Më pëlqen shumë
Të shkruaj
Kur malli më djeg
Për ty
 
Nuk dua t’ia di
Çfarë del e shkruara
Ndonjë tekst kënge
A poezi
 
S’më bën aspak
Çka thonë të tjerët
Nuk lodhem fare
Për broçkullat e tyre
 
Për brenda po digjem
Nga malli yt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s