Cikël poetik nga Nehat Jahiu

Cikël poetik nga Nehat Jahiu

 

KUR TË VIJ…

Kur të vij kohë e bukur kur të vij
e t’i lëshoj sytë o lis i gjallë
të përqafoj me mallin
të shpaloj zemrën n’kujtim kur të vij.

T’i shoh zogjtë aty n’Çabrat
ta dëgjoj këngën e Drinit Plak
t’i shoh lulet me erë lirie
kur të vij ah kur të vij.

Kur të vij te ti
e të shikoj me sytë e tu
të preki tëndin të ëmblin dhe
ta shoh shqipen n’Pashtrik e ti ndër ne.

T’i shoh plagët e tua n’shërim
arat e bukura
varret me gjak lirie
eh Gjakovë Gjakova ime.

Kur të vij Gjakovë te ti kur të vi
të shoh me sy si ndonjëherë
të përqafoj me mall çdo rrugicë
e t’i laj sytë n’tëndin Erenik.

T’i shoh varret që heshtas rrijnë
që i rriti djepi ai djep Kosove
ah Gjakovë Gjakova ime.

Eh sa mall kam të shoh në sy
të shoh ty lulëkuqe me aromë
e ujitur me gjak gjak të njomë.

Të shoh varre me gjelbërime
ta shoh pranverën tënde n’agim
të shoh Gjakovë dashurinë time
eh Gjakovë Gjakova ime.

 

DASHURI E PRANGOSUR

Dashurinë ma vodhën
ëndrrat për lirinë mi plagosën,
këngën ma ndalën në çifteli
më thanë pranverë nuk ka për ty.

Më thanë të mos pushoj te lumi
ku janë dashuruar Zana dhe Guri,
mos ta dëgjoj zërin e bilbilit
te korija ime në muaj të prillit.

Më erdhën te pragu i derës
më thanë të mos i marrë erë pranverës,
më thanë të mos ulem për të pushua
e mos të pi ujë aty në krua.

Ata ishin aq shumë të poshtër
bukën ma morën në timen sofër,
më thanë të këndoj si një qyqe
në atdheun tim, në vendlindje.

Por unë sot e këndoj lirinë time
me vargun e bukur të poezisë sime,
asnjëherë nuk do shtrihem për dhe
do të jetoj i lirë në timin atdhe.

 

NË DHE TË HUAJ MBETA

Më iku koha e u dogja- dogja si një letër
larguar nga vendi im në një vend tjetër,
malli e dashuria për vendlindjen më mbyti
larg atdheut seç po më shkulet shpirti.

Shumë larg jam prej diellit e hënës
prej varrit të babës… e të nënës,
më ka marrë malli për ato fusha e male
vaji më mby dua ti shoh aty ato varre.

Sa e sa vite atdhe jam larguar prej teje
kur do të vij një ditë ta shuaj këtë etje,
ah, seç po më digjet shpirti për ty atdhe
jam përmalluar për tëndin një grusht dhe.

Kaluan vite dhe tani më janë bë shumë
e unë për çdo natë të ëndrroj në gjumë,
ëndrroj atë të ëmblin tëndin gur e dhe
nuk ka asgjë më të dashur se ti atdhe.

Qe sa vite jam larg prej arës e konakut
larg magjes…pragut… dhe oxhakut,
larg e më larg të miave përqafime
të dhemshurave e tëpaharruarave kujtime.

Shpirti mbushur plot halle brenga
për ty atdhe po më shkulet nga gjoksi zemra,
dalëngadalë larg atdheut po më kalon jeta
e unë ne dhe të huaj, o atdheu im mbeta.

 

ATY KU KA LISA E PLISA

Vendi jonë është aty ku ka korije
ku ka kroje…ku ka… e ku ka hije,
atje në korije ku ka shumë lisa
aty në varret tona ku ka plisa.

Aty ku nuk është shuar pragu
ku dimrit tymos oxhaku,
aty ku këndohen gjithnjë ninulla
ku mblidhen burrat nëpër kulla.

Ku ka fusha e a aty ku ka male
ku të parët tanë pushojnë në varre,
aty ku me gjak ka ardhë pranvera
me aromë lirie ka ardhur vdekja.

Aty ku lulëkuqeve erë u marr
aty ku kanë çelur mbi varr,
aty ku është dashuria e malli
ku është derdhur djerësa nga balli.

Aty ku kishte breshër me stuhi
ku me gjak u shkrua në histori,
aty ku në korijë tonë ka lisa
aty ku në varret tona.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s