Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

BABUSH…

Sa herë ulem pranë teje,
reja e shikimit tënd
bie në fund të shpirtit tim,
trazon nyjet e mpleksura të dhimbjes sime…

Ti bën gati një tufë rrëfenjash të përmallta,
me aromë ftonjsh e vadhëzash,
për mua.
M’i lë rreth gushës, në prehër si yje,
zbritur nga qiejtë e zhurmshëm të fëminisë.
Unë dëgjoj rrëfenjën tënde,
që s’më lodhi kurrë,
Dëgjoj si rrëzohen gjethet e mendimeve të tua,
dhe i mbledh një nga një,
si thesare brenda kraharorit,
si prush, si zjarr i ndezur në vatër.

Më duhet ky thesar, ati im
(rrëfenja jote më duhet),
për të përballuar të gjitha stinët e jetës sime,
sepse pa ty,
ato s’do të jenë më katër…

Sa herë vij tek ti, flasim nga pak
ashtu thjeshtë,
Nuk dua fjalët të rrallohen,
si lejlekët që ikin në fundvjeshtë…

 

BALADA E IKJES
(Xhaxhit tim të shtrenjtë që nuk është më)

Ike, në një natë të ftohtë nëntori,
kur yjet fikeshin nji nga nji,
Nata frikshëm rrudhte shpirtin,
qielli bërë katran i zi…

Që atëherë lotët s’mu shterrën,
zemra djeg ende thëngjij,
Natë nëntori mu bë viti,
Viti zu u thinj…

U poq dhimbja në kafaz të kraharorit,
lotët, synë e kanë shkretuar,
Si nuk plasi zemra ime
‘’dimri’’ s’paska të mbaruar.

Vjen nëntori dhe një datë,
më godet në tru çekan,
rrëmon plagët cipëgjakosur,
dhimbjet shpirti dot s’i mban.

Ditët zënë rrënqethen plaken,
(po ta dije…, s’ke se si)
Zverdhen porsi gjethe , thahen
zemrës sime bie shi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s