Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

***

Frymë e shpirt që ngadalë largohesh
në një tjetër trup të mishtë shko,
nën kurorën e një peme qershie
njësoj vargje do shkruash e do bësh dashuri.
Buzëqesh, bërtit fort, dhimbjen trego por mos u vono!
të gjithë e dinë një gjë, që asgjë nuk dinë
të jetojnë në ëndërr apo në zgjim.

 

***

Ngado shkretëtire e virgjër
që fundin nuk ja di.
Ca korba me pendë të bardha
më bëjnë shoqëri.
Mos vallë shikimi më është tretur,
nuk shohin më sytë e mi.
Brenda meje një oaz
këtë nuk kam nevoj ta shoh, e di…!

 

***

Lëviz me forcë perde të trasha
fundin s’ ja u di,
përtej tyre errësirë e zbrazët
por ti nuk ndalesh,
vazhdon lëviz, perdet zbardhen
tejshkohen mbi to shikimi yt,
siluetë njerëzore andej matanë perdeve
duhet ti lëvizësh, qetësisht prit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s