Poezi nga Rudina Muharremi Beja

Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

Dridhje…

Shkundet dheu,
ekspertët…, kurajshëm numërojnë dhimbjet e mëdha;
Pallate të pabanueshme
Shtëpi të pabanueshme
… zemra të pabanueshme…

 

Çaste…

Në kete botë, erdhëm pa miratim,
por përditë,
autorizoj veten të më dojë,
dhe…, përditë rilind

Tashmë jo më rastësisht…!

 

LOT QIELLI

Ndal hapin,
Muzgut bojëhiri frymën mbajta

Retë vrapojnë drejt maleve,
U thanë lulet, dremitin pellgjet…

Natës, acarit të dimrit,
njerëzit shohin ëndrra hiçi,
mërmërin era hyn zgavër më zgavër,
pallateve shumëkatëshe të krisura…

U trembën fëmijët,
gjumit të bardhë përkundur djepit.
U trembën zogjtë,
degës së plepit braktisën strehët

Pikëllimi beftë rrethon tokën
e qielli i lodhur në lotë shkrehet …

 

SIZIF IN LOVE
 
Ndonjëherë, mungon aq shumë sa më s’ marrë frymë,
lëshoj një piskamë në terr…
mëngjesit, mbështillem me diell.
 
Bie në krahët e një kënge,
tek përpiqem të shpëtoj,
dal prej ëndrre…
 
Trok i drunjtë dhjatës së vjetër
Strukem, shurdhmemecëve muzgje,
bëj të zhdukem nga mendimet e tua,
gulçoj frymës së dallgëve….
 
Por nuk ka vend aq të largët,
kudo shkoj, zemra ime do më ndjekë.
Dhe ti me të …!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s