Poezi nga Hyrije Jusufi

Poezi nga Hyrije Jusufi

 

VRAS VETMINË

Ëndrrat e mia fluturojnë tërthorazi
Udhët (a) bashkohen diku
Që malli të merr një pikë në fund

Në tavolinë mbushi dy gota verë
Karshi më rrin me buzë në gaz
Nuk ka asgjë të re në mua
Diç të veçantë që ngrin akull

Po edhe u dogja
Hirin do ta mbaj në gji
Me të të bëj sehir për dashuri

Unë të shoh në sy
Si e marrë
Ngazëllen kënaqësi

Darka jonë na kënaq
Me dashuri shpirti janë ilaç

Kafshoj buzët shkrumb
Zgjuar jam në ëndërr
Me hijen tënde e vras vetminë.

 

SONTE

Sonte
Dua t‘jem me ty n‘sy tu shoh boten
Sonte merrma buzën t‘ mos e gërvish tokën
Dua me ty t‘ndaj fjalën, qeshjen zënken time
Dua të të shoh, dua të nuhas
Dua të të prek , dua t‘gugulasë

Dua të të ndiej…
Dua hënën rrugës ta përcjell
Në përqafim të më përshëndet rrezja e parë
Dua ta ndal kohën t‘kem një natë të rrallë
Dua drithërimën e zemrës t‘ia ndalë…

Shkëlqimin e syve dua t‘ kem fanarë
Ah, seç dua sonte të jem e paparë…
Zjarr!

Sonte
Po po dua t‘ulurij , dua të vallëzoj
Pas daullës djallit fatin ta mallkoj..
Dua fort të puth , kokën ta fërkoj
Dorës duke zbritur trupin ta lëmoj
Dhomës të vrapoj çmendur tue qeshë
Për dritare shoh borë paska reshë…

Marrë daullen luaj trembur tërë qyteti
Ti s‘ bëre gjë për mua, por veç se për veti..

Përjetim i thellë seç në ëndërr isha
Të gjitha kujtimet pjesë-pjesë i grisa..
Ah seç t‘ bartin ëndërrat det-qiell pa pra
Po e them se vargjet paskan edhe krahê
Shkronjat seç po flitkan, su bëkan thërrimë
Poezi në vargje e të bukur tregim..!!

 

NË HESHTJE PO DIGJESH

Sa herë e marr lapsin
Të vargëzoj
Së pari debatoj me heshtjen
Sikur marrë udhë
E çlirohem që nuk të lë vetëm

Zemra jote e mbushur dashuri
Nganjëherë është peng dhembjesh
Sa herë që shkrove për mua
E ke qarë me lot

Ngjyrën e lotit tënd e mbaj në zemër
Aty-këtu ku jam
Mbaj dhimbjen me vete
Po malli
Po të ngulfatë shpirtin tënd prej poeti

I dashur ti e din
Që unë gjithçka
Ndiej
E shoh
Se dalëngadalë në heshtje po digjesh
Si qiriri në varrin e të rënit kot…!!

Nga libri “Kthinave të jetës”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s