PAK MË KA MBETUR PËR T’U HARRUAR… (Çfarè “profetizova” në atë intervistë?) – Dy përgjigjet e Shkrimtarit Zija Çela për Bardhyl London ( Gazeta Drita- 1995)

PAK MË KA MBETUR PËR T’U HARRUAR…
(Çfarè “profetizova” në atë intervistë?)

Në gazetën “Drita”, shkurt 1995, krahas tregimit “Kinema verore, lozhë”, u botua një intervistë e gjatë me titullin “Një pelerinë, një shtizë dhe shumë dashuri…” Vetem dy nga përgjigjet që i dhashë Bardhyl Londos.

PYETJE: Ndryshe nga shumica e prozatorëve tanë, që e kanë filluar botimin nga poezia, ju e filluat nga proza. Gjithashtu, ndryshe nga shumë prozatorë të njohur të letërsisë shqipe, ju e lexoni shumë poezinë, keni shkruar për poezinë, madje edhe miqtë i keni pasur dhe i keni nga rrethi i poetëve. Ishte, pra, një zgjedhje e ndërgjegjshme apo e drejtuar nga instinktet e pashpjegueshme krijuese?

PËRGJIGJE: Është e vërtetë, poetët gjithmonë do të kenë një mik dhe një lexues të thekur tek unë. Por ky është nderi që ata më bëjnë mua. Unë vetëm një herë u kam bërë nder poetëve, kur vendosa të mos u bie më qafë, kur u besova instinkteve të rinisë së hershme se unë nuk kisha lindur për t’u bërë poet. Në art nuk mjafton të zgjedhësh, por duhet të jesh edhe i zgjedhur nga Muza. Kujtoni fëmijën “Lunatik” të Bodlerit. S’e mbaj mend mirë natën kur, për herë të parë, kam ndier të më shprazej në fytyrë drita e hënës. Ishte një hënë tjetër, me brerore të përmbajtur, e rëndë, baltë e dritë bashkë… Një hënë proze.

PYETJE: A ndien xhelozi Zija Çela tregimtar për Zija Çelën romancier dhe Zija Çela romancier për Zija Çelën tregimtar? Në ç’marrëdhënie me “Gjysmën e Xhokondës” i mendon Zija Çela romanet e ardhshme?

PËRGJIGJE: Ndoshta ky është libri më i mirë që kam shkruar deri tani. Por edhe sikur të arrij ta shkruaj “gjysmën” tjetër, jo gjithmonë dy gjysma bëjnë një. Kështu që, aty nga viti 2026, gjithçka do të ketë marrë fund. Ndoshta do të kemë hyrë në historinë e letërsisë, por nuk do të jem historik. Dhe të hysh në histori, shpesh do të thotë të bëhesh muzeal, me një fjalë, i harruar përballë leximit aktiv. Historikë janë ata shkrimtarë, vepra e të cilëve lakmohet per lexim gjithëherë.

E megjithate, si vazhdoi udhëtimi letrar, çfarë botova qysh atëherë?

1995 – Një fjalë me lejen e Zotit

1996 – Monedha e dashurisë;

1998 – Banketi i hijeve;

2000 – Oborri i një tirani të fshehte;

2002 – Gjaku im i errët;

2002 – Lëngata e hënës;

2005 – Las Varrezas;

2007 – Për dashurinë shkruhet pas vdekjes;

2009 – SOS, një buzëqeshje;

2010 – Goja e Botës;

2011 – Apokalipsi sipas Shën Tiranës;

2012 – Pika drite në Eklips;

2012 – Buza e kuqe dhe Gjaku i errët;

2014 – Arkipelagu Spiritus;

2016 – Princi i buzëqeshjes;

2017 – Ora e Zooparkut;

2018 – Djalli komik;

2019 – Lavjerrësi i qytetit;

2020 – Vëllim me tregime……

2026 – Harresa?

 

Bardhyl Londo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s