Cikël poetik nga Nehat JAHIU

Cikël poetik për kurbetin nga Nehat JAHIU
 
 
KURBETI
 
Dashurinë e bart si era
Mallin e fut thellë në shpirt
E lotët i le në qepallat e syrit…
 
Dhembjen ia jep njeriut
Lulet vyshken në fushë
Fjalën e mbjell mbi gur…
 
Ballit ia shton rrudhat
Zemrës ia gëlltit jetën
E eshtrave ua bën varrin.
 
 
 
LETËR NGA MËRGIMI
 
Një letër, vëlla, ta shkruaj prej së largu
Për vendlindjen më dogji malli
Ferri, vëlla ka emrin mërgimtar
Me çdo gjë të dashur për së gjalli ndarë.
 
Një letër vëlla, nga vende të largëta
Ku dita dhe nata janë tepër të gjata
Zemra, vëlla, më është djegë e përvëluar
Për çdo gjë vëlla, jam i përmalluar.
 
Më trego, vëlla, si është koha atje
Në vendin tonë ku ne kemi le
Fëmijët në shkollë a po shkojnë
Mësimet a po i kryejnë në gjuhën tonë?…
 
 
 
DALLËNDYSHE…
 
Dëshiroj të shkoj të prek gjithësinë
Ta shoh a është plakur e mira nënë.
 
Dëshiroj pranë vatrës të pushoj
Plagët e shpirtit atje t’i shëroj.
 
Dëshiroj përgjithmonë atje të pushoj
Gjersa dheu i tokës të më mbulojë.
 
Më merrni në krahë, dallëndyshe,
Ju, të urtat, që t’më ktheni në vendlindje.
 
 
 
DO TA PUTH PRAGUN…
 
Kur të kthehem në vendlindje
Do ta puth ballin e tokës sime
Do ta kërkoj atë shelgun e thatë
Pranë mezhdës, tek Ara e Gjatë.
 
Kur të kthehem në vendlindje
Do ta puth pragun e derës sime
Do të ngjitem lart në Bllagun
Aty ku i desha krojet aq shumë.
 
Kur të kthehem në vendlindje
Do t’i përqafoj male dhe brigje
Anën e Gurit do ta kërkoj
Aty do të ulem të pushoj.
 
 
 
PO KLITH BJESHKA…
 
Po thërret e po klith bjeshka
Të pret pranvera e vjeshta
Të kërkon dielli e hëna
Në krye të shkallëve loton nëna.
 
Po thërret e po klith deti
Të pret malli që na treti
Të kërkon fusha dhe mali
Në breg të detit mbeti djali.
 
Po thërret e po klith shtëpia
Të pret peng dashuria
Të kërkon guri e druri
Shqipja ngrihet te flamuri…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s