Poezi nga Neviana Shehi

Poezi nga Neviana Shehi
 
 
MË NIS...
 
Nga bregu atje tej
më nis një puthje malli,
me valën nise
do jetë perëndim atëher’,
kur Dielli zhytet
thellë në det,
për të shkrirë,
gjithë akujt e shpirtrave.
Heshtjet…
Kthehen në degë trëndafili
e më zgjojnë në agim
…ndjej aromën,
që vjen së largu.
Ti po vjen…!
 
 
 
MIKJA IME…
 
Kur ndjen dhimbje
ti mikja ime,
më dhëmb edhe mua.
Por lotin e mbaj,
e fsheh
për ta mbjellë agimeve
në lëndinat plot blerim,
të bëhet bashkë me vesën
dhe të çelë si buzëqeshje
në sytë tanë të njomë.
Dhe atëherë…,
oh, sa do qeshim!
Atëher’…,
sa gjithë bota
do mbajë vesh.
Kjo është miqësia…
Loti ndahet në mes
në dy pjesë;
buzëqeshja…
u dërgohet qiejve,
si dhuratë për yjet.
 

One thought on “Poezi nga Neviana Shehi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s