Poezi nga Flogerta Krypi

Poezi nga Flogerta Krypi

 

***

Diku në eshtrat e shpinës së frymës time,
ku mbijetesa ka hapur një gropë katër me katër
mbrëmë varrosa pak përshtymë kujtimesh,
që kur të prehem ta di ku do të gjendem.

Pastaj i shtypa fort damarët jeshil,
ku thuhej se rridhte dhe vetë liria e të qënurit unë.
Kisha nevojë të ndjeja pulsin e shuar në atë gjëndër,
veç gjarpërinjtë e dinë çfarë do të thotë
të mbetesh krenare tek zvarritesh.

Kur proçesi i brymosjes së kockave mbaroi
dhe skeleti u preh mbi shtrat i qetë
në gropën katër me katër të ujosur
vdiq i lirë dhe shpirti numër gjashtëmbëdhjetë…

 

***

Emigrantët nuk kanë atdhe
Të huaj ku u lindën
Të huaj ku jetojnë
Të pakuptuar ku u rritën
Të pavlerësuar ku frymojnë.

Emigrantët nuk kanë atdhe
Kockat nuk kanë ku iu prehen
Epitafet e tyre askush si fshin
Nën rrjeta merimangash, këmbënyjëtuar
Mbledhin gjakun që askush nuk ia shet.

Emigrantët nuk kanë gjuhë
Dhe pse rrjedhshëm flasin disa
Ata askush nuk i kupton
Shpatullat askush nuk ia prek
Të gjithë lindur nga një tokë
E prapë jetimë si të jenë dreq.

Emigrantët nuk kanë shtëpi
Dhe nëse blejnë një qytet
Se kudo iu kumbon përjashtimi
Me pashaportë, por pa shtet
Veç me taksa mbijetimi.

Emigrantët nuk kanë kujtime
Koka jonë mban veç rrënoja
Një mijë histori udhëtimesh
E prapë skllevër të burgut të tyre.

Sikur unë, sikur ne..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s