Poezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

 

MË NDEZ E PATHËNA JOTE

Ngrin kjo stinë mesnatës së vetmisë
kur hëna u çart diku dhëmbëve të ujkut
e ti ëndrrave të mia shkreh flokët
fjalën që dua ta dëgjoj s’ e thua
a sirtarëve të padukshëm të shpirtit
veç mua më ke mik për zemër

Borë e akullt Çepuri sysh më varet
dhe kjo mjegull që ma err motin
a ti ikën pa zë kujtimeve fshihesh
për tjera stinë ruhesh

Më ndez dhe tash e pathëna jote
ajo gjuhë
që buzëve të mia ka për t’u zënë

Mbaje mend
të gjitha shmangiet e tua
përfundojnë poreve të mia.

 

HATRI YT

Ajo pamja përtej meje
që doja ta zë
ishe Ti

Kah shkove ma vonë
nuk e di

Sall tek unë mbete
si Zoti Një

Hatri Yt
i Lumi im s’më le pa frymë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s