Një natë në Lisbonë – Erich Maria Remarque
Romani “Një natë në Lisbonë”, i cili qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestseller, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit.
Viti i zymtë 1942. Një burrë që po endet natën pranë portit të Lisbonës ia ka ngulur sytë një anijeje. Ky është një emigrant gjerman. Synimi i tij është të shkojë në “dheun e premtuar”, në Amerikë, dhe kjo anije do ta shpëtonte, por ai nuk ka as vizë e as para.
Papritur e pa kujtuar, një i panjohur i ofron dy bileta falas, por me një kusht: i panjohuri nuk do që ta kalojë në vetmi atë natë, ai dëshiron t’i rrëfejë këtij emigranti historinë e vet, historinë e arratisjes nga vendlindja, një histori që ka historinë e vet, një histori që ka nisur në Osnabryk të Gjermanisë më 1933 e që ka mbaruar atë ditë ne Lisbonë të Portugalisë, në këtë qytet që është streha e fundit, për të gjithë emigrantët europianë.
Ajo anije, që ndodhej e ankoruar në grykëderdhjen e lumit të Tahos dhe që duhej të ishte shpëtimi i tij, tani nuk ka më asnjë vlerë për të, sepse ai ka humbur gruan që dashuronte dhe vetëm për hir të saj e quante lirinë si gjë të çmuar.
Çmimi -1000L
Përktheu: Aristidh Ristani