Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
 
 
Pritje
 
E ardhmja,
me ëndrra të mëdha,
të pafajshme,
iluzion përmes prizmit ngjyrë.
Arsye për të besuar
në atë që vjen.
shpresave të reja,
në burgjet e lirisë,
ku qepallat e diellit
rrinë mbyllur
në paqen e dimrit,
përjetësuar
marrëzisë kohë
në kërkim të botës
me retë fluturuese,
buzëqeshjes kafaz
për të njëjtën dëshirë,
reflektimeve pa fund.
 
 
 
Pagjumësi
 
Heshtja peshon rëndë
në thellësi të shpirtit
Hutuar nga befasitë
e ndryshimit të përbetimeve,
si rrufe kujtese në mbrëmje.
E padëshiruara,
pagjumësi vrastare,
qëndron pa lëvizur,
indiferente,
e pamëshirshme,
largon ëndrrat e së nesërmes.
 
 
 
Ëngjëjt flasin pa fjalë…
 
Krahët e erës tundin lehtë degëzat e pemëve
e dallgët mërmëritëse përkëdhelin bregun.
Dëgjohen klithma pulëbardhash
mbi ujërat e kaltra.
Në këtë parajsë hyjnore
ëngjëjt flasin pa fjalë, me gjuhën e syve
depërtojë përtej vështrimeve
e prekin me frymë shenjtërinë e tyre,
që sjell veç ëndrra lundruese në shkëlqimin e ditës,
zhytur në ekstazën e dritës së flakës qiellore.
Rizgjojnë një tempull, një shpirt të shenjtë,
një fjalë, një heshtje, një psherëtimë!
 
 
 
***
 
Zemëruar, deti turfullon mijëra dallgë
përshkuar në luginat e dhimbjeve,
nga fryma e akullt e kohës,
ku re gri mbulojnë sytë,
e ndjenjat pikturohen me fjalë,
në pafundësi kombinimesh,
përthyerjes dritë në univers
bërë vetëm për qiejt,
imazh hyjnor i ditës, pas një uragani…!
 
 
 
Bie shi…
 
Fshehur i numërojmë hapat e hedhur
ajo shpejton ,
megjithëse në një çast të vetëm
do të donim ta kthenim pas kohën,
atje te përrallat e fëmijërisë sonë,
ku ringjallet sërisht shkëlqimi i syve
e përkulemi butësisht mbi qetësinë e netëve,
tek foletë nën gjethe,
ku zogjtë i këndojnë himnit të jetës.
Lotojnë sytë prej mallit,
zemra rikthehet sërsish në ato vende ku malet duken se prekin qiellin.
Bie shi hyjnish…!

One thought on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s