Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “SHPIRT NGA SHPIRTI DALË” të autores Leta Guranjaku

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “SHPIRT NGA SHPIRTI DALË” të autores Leta Guranjaku

SHPIRT NGA SHPIRTI DALË
POEZI

Autorja: Leta Guranjaku
Redaktore: Liza Berisha
Kopertina: Liza Berisha

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Guranjaku, Leta
Shpirt, nga shpirti dalë : poezi / Leta Guranjaku ; red. Liza Berisha.
– Tiranë : Ada, 2019
192 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-79-5
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Parathënie

Leta Guranjaku, dhe pse poezinë e shkrimet në përgjithësi i kishte në zemër qysh në moshë të vogël, pasi talenti lindi me të, ajo deshi kohë që tu sërvirte lexuesve krijimtarinë e saj letrare.

Duke filluar në vitin 2018 me vëllimin e saj të parë, “Vals nën tinguj muzgjesh” i cili përmban poezi të zgjedhura të shkruara ndër vite, sjell brenda një kohe të shkurtër para lexuesit, librin e saj të dytë, të titulluar “Serena” por këtë radhë libri përmban tregime, të cilat mund dhe ti lexosh si një roman.

Në verën e vitit 2019 paraqet përsëri krijimtarinë e saj, nëpërmjet dy novelave, “Lotët e dhimbjes” dhe “Përse u vonove perëndi” të cilat pa dyshim u pëlqyen shumë nga lexuesit e saj.

Autorja, Leta Guranjaku, si një burim i pa shterrshëm nuk do mjaftohej me kaq, ndaj dhe vendosi të vinte para lexuesit, me vëllimin e radhës ,“Shpirt nga shpirti dalë” duke i’u kthyer edhe një herë krijimtarisë së saj, me poezi.

Që në vargjet e para ky vëllim të zgjon kurreshtjen për të lexuar kur autorja shprehet:

“Eja ti shpirt, nga thellësia e shpirtit dalë
Brenda vetës të mbartja mes ndjenjash mbuluar.
Ti, që mbrëmjeve gjumin pa hezitim ma vodhe
Dhe një jetë jo, s’mjaftoi për të t’harruar.”

Vargje këto që shprehin kaq pastër ndjenjen e bukur të dashurisë, kujtimet dhe pamundësin për ti harruar ato.

Si të gjithë njerzit dhe autorja sigurisht ka gjëra të ngelura peng në jetë dhe borxhe të pa lara me jetën dhe këtë më së miri e shpreh në vargjet e mrekullueshme

“Thonë vonon por nuk harron
Dhe se fati na qenka ndarë
Jeta, vërtet borxhin ma ktheu
Por harron, s’jam më ujvarë.”

Si një femër që jeton dhe vepron në një vend ku deti është një bukuri e mahnitshme e tij, sigurisht që nuk do mungonin as vargje të ndërthurura me aq mjeshtri për bukurin e detit.

“Det pa dallgë, jo! nuk ka
Dashuria pa shpirt s’jeton
Zhytur bashkë dallga dhe deti
Shpirti, shpirtin ëndërron.”

Ku sigurisht edhe një herë prek ndjenjën kaq hyjnore siç është dashuria dhe dy shpirtëra që kërkojnë njëri tjetrin në ëndrrat e tyre…

Dashuria, kjo ndjenjë hyjnore dhe e zjarrt jo rrall herë ndodh të na djeg zjarri i saj dhe krejtësishtë të habitur ngelim duke pyetur vetën njëlloj siç pyet autorja në vargjet e saj…

“Dhimbje-plagë kur ndjeva thellë,
Të pyeta me habi:
-Kjo është vallë dashuria?
A kështu dashuron ti?!”

Jetojmë në një botë me plotë paragjykime dhe ndalesa dhe sigurisht një shpirt artisti si ai i autorës nuk mund tu përmbahet ndalesave të tilla ndaj dhe i thur vargje

“Cila ndjenjë është e ndaluar?
Ç’ karakter është imoral?
Kush tabu është i pathyer?
Sa tabela shkruajnë, -Ndal ?

Kush janë gjërat e pashkelura?
Për gabimin kush vendos?
Po të drejtën kush ta jep?
A të thotë që ta mohosh?”

Me mjeshtëri autorja thur vargje të mrekullueshme që i dedikon viteve të ikura dhe nostalgjis e dhimbjes se kaluar ndër ato vite, nuk harron as netët në errësirë ku mike thekson se kishte vetminë.

Flet për zhgënjimet e marra në jetë, si dhe dashurinë platonike, por sigurisht ndër çdo kujtim, dashuri apo dhimbje nuk mund të mungonin vargje të mrekullueshme dedikuar Nënës së ndjerë.

Vargje të tilla që shprehin dhimbjen nga humbja, dhe mungesa e të ëmës…

“Dil në derë dhe përqafomë,
Hapi sytë veçse kët’ herë.
Nga kjo humbje më dhemb shpirti,
Nga ky mall zemra ësht’ çjerrë.”

Poezi ndjenje, malli, shpirti, vuajtjesh na sjell autorja në këtë vëllim, por ajo që është më e bukura është “Amaneti” që autorja përcjell me kaq dashuri përmes vargjeve duke lënë të kuptohet se një poet nuk vdes kurrë, ai do jetë gjithmonë mes librash aty diku në një raft, në një bibliotekë mes mijëra vargjesh, shpirti i saj i derdhur në germa do të ngelet i pavdekshem dhe këtë e shpreh aurotja në këto vargje…

“Jo, s’do humb, nuk do zhdukem them,
Do të mbes mes jush, përgjithmonë.
Mbi raftin e librave, mbi një komodinë,
Mbi duart tuaja, do ju them…lexomë.”

Liza Berisha

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s