Aubade* – Poezi nga Philip Larkin / Përktheu në shqip Kujtim Morina

 
Poezi nga Philip Larkin
 
 
Aubade*
 
Punoj gjithë ditën dhe jam gjysëm i dehur natën
Duke u zgjuar në katër në errësirën e frikshme, vështroj
Me kalimin e kohës, cepat e perdeve fillojnë e zbardhen
Derisa shoh cfarë ka me të vërtet aty gjithmonë:
Vdekja e paepur, një ditë e tërë më afër tani,
që e bën të menduarit të pamundur po si
dhe kur e ku do të vdes edhe unë.
Pyetja e vjetër: megjthatë frika e vdekjes
dhe të qenit i vdekur
vezullon rishtas dhe qëndron e më tmerron.
 
Mendja përhumbet nga drita. Jo me pendim
për të mirën e pabërë, dashurinë e padhënë
kohën e ikur të papërdorur –as në mjerim sepse
një jetë e vetme do kaq shumë kohë të ngjitet,
lirohet nga fillimet e gabuara, mund të mos ia arrijë kurrë
veçse në zbrazëtinë totale herdokur.
Zhdukja e sigurtë drejt së cilës shkojmë
ku do të humbasim përgjithmonë, Për të mos qenë këtu,
për të mos qenë askund
dhe shpejt, asgjë më e tmerrshme, asgjë më e vërtetë.
 
Kjo është një ditë e veçantë e të qenit i frikësuar.
Asnjë truk nuk e davarit. Besimi fetar përpiqej,
ajo brokadë e madhe me fije argjendi e kohës së shkuar
krijuar për t’u shtirur që ne kurrë nuk vdesim,
dhe gjëja e rrejshme që thotë: Asnjë qenie e arsyeshme
s’mund të ketë frikë nga një gjë që nuk e ndien, edhe pse
është pikërisht ajo gjë që i frikësohemi- as shikim, as zë,
as prekje, as shijim e as nuhatje, asgjë për tu menduar,
Asgjë që na lidh me të apo për tu dashuruar
Anestezia nga e cila asnjërit nuk i merren mendtë.
 
Kështu ajo qëndron mu në kufi të vizionit,
një turbullirë e vogël e pafokusuar, ftohje e përhershme
që ngadalëson çdo impuls drejt pavendosmërisë,
shumica e gjërave mund të mos ndodhin kurrë, kjo mundet.
Vetëdijësimi i saj shpërthen
me frikën e furrës kur na gjen
pa njerëz ose pije. Guximi nuk bën dobi;
Do të thotë të mos trembësh të tjerët. Të qenit trim
nuk mban askënd larg varrit
Vdekja nuk është e ndryshme me rënkime sesa me durim.
 
Ngadalë drita forcohet dhe dhoma merr formë.
Qëndron e dukshme si një garderobë, çfarë dimë,
e kemi ditur gjithnjë, e dimë që s’mund t’i shpëtojmë,
megjithëse nuk e pranojmë. Njëra palë duhet të ikë.
Ndërkohë telefonat kërrusen, gati për të cingërruar
në zyra të kyçyra dhe e gjithë bota e ndërlikuar,
mokokëçarëse, e marrë me qira, fillon të zgjohet.
Qielli është i bardhë si argjila, pa diell,
punët duhen bërë.
Postierët si doktorët nga shtëpia në shtëpi shkojnë.
 
• Aubade- një poezi ose pjesë muzikore e shkruar për mëngjesin e hershëm.
 
1977
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s