KOHË MIQËSIE / Poezi nga Luan Meta

 
Poezi nga Luan Meta
 
 
KOHË MIQËSIE
 
Janë liruar baladat, këngët dhe vallet…
Janë liruar ëndrrat, dëshirat dhe vetë malet…
Kanë shkrirë fjalët e mia që koha e keqe i ngriu,
Po mbyllen blanat e plagës së vjetër, vetiu…
 
Gjithçka e përkohëshme si gjethet vjeshtës bie,
Po ngelen në pemë frutat me shije lirie…
Ca fjalëve monstra, më në fund u ngeli ora,
Si gjethe bien dhe prangat e fundit nga dora…
 
Dhe shkrihen të gjitha zemrat në zemrën time
Dhe bëhen një: ëndrrat, e tashmja, kujtimet…
 
Tepelenë, mars 2000

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s