PËRBETIM… / Poezi nga Kozma Billa

 
Poezi nga Kozma Billa
 
 
PËRBETIM…
 
Në tavolinën e mbrëmjes,
këmbëkryq ulur me vetminë,
gota mbi tavolinë
pret zgjatjen e dorës,
kokrrat e ullirit bëjnë lojën e vet,
më kap, s’më kap…
 
Do pi,
të dehem,
asgjë s’dua të kujtoj sonte,
tymin e duhanit si perde mbaj,
nuk kam frikë.
 
Sonte do pi,
do dehem,
të largohem nga ëndrrat e mia,
pas perdes të rrëfehem
për ëndrrat e humbura,
harresës do t’i ngre përmendore,
gdhendur gërmash të thella,
“NUK SHKRUAJMË MË…”
 
@ konibipa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s