Poezi nga Safet Hyseni

 
Poezi nga Safet Hyseni
 
 
Nënës
 
Nëna ime, e shtrenjta dashuri e pashuar
Me duart e mija të mbulova me dheun e zi
Shpesh yt bire fluturon etshëm mbi oqean
Dashuri, lot e mall e përvëlojnë për Ty!
 
S’i besova ikjes tënde, dhe nuk mbaj zi
As qiellit fluturim, dhe në zbritje lumturi s’gjeta
Laj sytë me të pa të qeshur pran si me rri
Dashuria për Ty, më rritet aq sa zgjat jeta!
 
Nënë! Unë nuk shkoj në faltore të lutem për Ty
Ti mbete vepër, kështu më rrite, Ti më dhe gji
Dhe une nuk bije më gjunjë, ashtu më the Ti
Qëndro si lis, rritu, me the mbjell dashuri!
 
Dhe koha ikën, me rrebeshe, diell e stuhi
Po dashuria ashtu si the, s’tretet veç rritet
Dhe kurrë se dija se si dashuria, nuk plakesh as Ti
Se vitet ikën, ah! Ai dheu ynë dhe mua do më ngjitet!
 
 
Dua të jem
 
Dua të jem lum që Ti të freskohesh
Në shtratin ti të përkundesh
Dua të jem nënkresë të zbuloj ëndrrën
Aty ti të marrësh aromë zjarri
Dua të jem pranëverë
Në dorën tënde lule kurorë
Dua të bëhem det
E ti të notosh valëve të mija
Dua të jem dielli
E rrezja ime të të ngroh trupin
Dua të jem erë
Me të tha djersën në lojën e nxehtë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s