Kalendari poetik: Lucian Blaga (1895-1961) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Lucian Blaga
 
Kalendari poetik: Lucian Blaga (1895-1961)
 
Lucian Blaga (1895-1961) u lind më datën 9 maj 1895; qe filozof, poet e dramaturg rumun, për nga rëndësia që pati në letërsinë e vendit barazohet me Tudor Arghezi-n, Ion Barbu-n, Vasile Voicolescu-n etj. Ja një poezi e tij sjellë në shqip prej meje:
 
 
NE DHE TOKA
 
Gjithë këto yje po bien sonte.
Mban djalli ndër duar netëve planetin,
mbi të si mbi një eshkë të ndezur me tërbim
fryn, deri sa ta ndezë mirë.
Sonte, që bien gjithë këta yje,
trupi yt prej magjistrice
si shkurre ndër krahë më digjet.
 
Si i çmendur,
krahët ngre lart, si gjuhë flake
borën të shkrij nga shpatullat e tua,
pastaj, i etur ta pi, të përpij
fuqi, gjak, krenari, pranverë, gjithçka ke ti.
Në agim, kur drita natën ndez
dhe er’e perëndimit hirit i fryn,
hirit të natës,
në agim dhe ne jemi
hi,
ne dhe toka.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s