SHUHET POETI AGIM MATO / Nga: Timo Mërkuri

 
SHUHET POETI AGIM MATO
 
Sot më datën 10.05.2021 pas një sëmundje të gjatë shuhet në shtëpinë e tij në qytetin e Sarandës poeti i mirënjohur Agim Mato “Mjeshtër i Madh”.
I lindur në Sarandë më 1947 Agim Mato hyri në letërsinë shqipe në vitin 1969 me vëllimin e parë poetik “Jug”. Qysh në botimin e parë Agim Mato trondit botën poetike shqiptare me stilin e tij të veçantë poetik dhe vargun metaforik, i pa njohur në letërsinë shqipe gjer në atë kohë. Ardhja e librit të tij të dytë “Në pragun e shtëpive tona” në vitin 1974 tërhoqi drejt tij vëmëndjen e organeve të diktaturës, ndaj librin e tij të tretë “Buka e fjalëve” e çojnë nga shtypshkronja në fabrikën e kartonit dhe autorit i komunikohet heqja e të drejtës së botimit për motive biografie. Gjer në vitet ’90 poeti hesht dhe akumulon për të shpërthyer me një seri botimesh pas shëmbjes së diktaturës. Kështu, pas 30 vjet heshtjeje, poeti riboton librin “Buka e fjalëve”” dhe brenda vitit 2012 nxjerr nga shtypi përmbledhjet “Jashtë eklipsit” dhe “Fundo”, ndërsa në vitin 2014 boton vëllimi “Lundrimet” i pasuar me “Pluhuri i artë i përjetësive”.
Në nëntor të vitit 2014, Presidenti i Republikës Bujar Nishani me një ceremoni zyrtare në qytetin e Sarandës i jep titullin “Mjeshtër i Madh”.
Poezia e tij është përkthyer në greqisht, italisht (Kopshtet e kujtesës) dhe anglisht. Në Kosovë është botuar përmbledhja e tij “Shkretëtirë harimi” 2019.
Agim Mato ka qënë edhe Kryetar i “Klubit të Krijuesve Jonianë” për periudhën 2012-2017 duke e ngritur shoqatën dhe aktivitetet e saj në një nivel të lartë cilësor.
Shuarja e tij ngjason me shuarjen e yjeve, drita e vargjeve të poetit Agim Mato do ndriçojë në qiellin poetik shqiptar, i cili humbi një nga krijuesit më origjinalë dhe të suksesshëm të saj, shokët humbën një mik dhe familja njeriun e saj.
 
Timo Mërkuri
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s