Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

 
Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
 
 
Tani…
 
Mbuluar jam me heshtje
si pranvera me gjethe,
ku era luan me flokët e luleve
e lehtë përkund engjëjt
që treten kotnisë,
që lakohet kohës
e që ikën këmbadoras…
 
 
Përtej skajit të botës…
 
Njerëzit ecin
e mendimet rrjedhin ujëvarë
drejt paprekshmërisë së kohës,
në dritën e heshtjes e territ,
pa fjalë,pa vështrime,
veç me ca kujtime të ngrira
ngarkuar ëndrrave
që nuk mbarojnë kurrë
përtej mallit të dukshëm,
përtej realitetin që nuk përsëritet…
 
 
Jetojmë…
 
Jemi ende të rinj,
pasqyra të njëri-tjetrit,
sa të ndryshëm aq edhe të ngjashëm,
qeshim e qajmë plot harqe ylberesh,
varur qiellit të atdheut.
Në udhëtimin tonë
ecim rrugës së jetës,
pa zhurmë,pa sekrete,
duke rrjedhur mendimet
si det mirazhesh
në vargjet e ndjenjave
ku fshihen muzat
e kështu jetojmë
në kërkim të magjisë së tyre…
 
 
Dialektika
 
Unë kam gjithmonë një tezë,
kurse ti më kundërshton me një antitezë,
së bashku bëjmë një sintezë,
ku analiza ime reale,për ty është racionale.
Logjika e mendimit të kulluar mohohet prej kulmit të filozofisë me ide absolute dialektike
e nga mohimi i mohimit shpirtrat do t’i kthejmë te vetvetja me triadën hegeliane,
ku kontraditat dhe uniteti i të kundërtave
janë burim i pashtershëm lëvizjeje e zhvillimi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s