Poezi nga Alma Braja

 
Poezi nga Alma Braja
 
 
Mos më ndalo!
 
E ke kapur gjithësinë për koke
i ke dhënë një formë
si fytyra jote
e ke quajtur dembele dhe shëtit
rrugëve të botës me një maskë
në kohë karnavelesh të përhershme.
Përsërit fjalët e një kohe të shkuar
të shkruar
e quan apati.
E vetmja që nuk ke bërë
është trokitja së brendshmi e maskës
për të parë si zhvillohet jeta
poshtë një fytyre,
një fytyre,
një fytyre…
Por mua, mos ma ndalo krisjen!
 
 
Mermer
 
Dikush sot i paska dhënë formë
figurës tënde.
Deri dje
ishe fshehur thellë brenda një mermeri.
Kështu e përfytyroja gjithmonë buzëqeshjen
si kjo formë e sotme e figurës tënde.
Heshtje që merr frymë
mermeri.
Po loti?
Është ndoshta vesë
që preku herët në mëngjes faqen tënde
atje jashtë ku rri?
Heshtje që merr frymë
mermeri.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s