Poezi nga Agim Desku

 
Poezi nga Agim Desku
 
 
Ç᾽GJUHË KA DIELLI
 
Zotat e kanë fuqinë e fjalës
Ta mbajnë afër vetës gjuhën e diellit
Larg nga të shtenat e heshtjes.
 
Dymijë vjet para Krishti kur ne u lindem
Mësuam Lutjen në gjuhën e diellit
 
Për sa vjet na ngrinë acarët e janarëve
Sa e donim ngrohjen e lirë të diellit
 
Ç᾽gjuhë na sjell dielli në pikuturën e Mona Lizës
A Adelina Tashos
Në heshtje engjëjt flasin
 
Si të falën mëkatet e fjalës
Sa herë që më kanë vrarë lirinë
Sa herë më shndërruan në dhembje atdheu
Plagët sa herë m᾽i bënë epitaf varri
 
Ç᾽gjuhë paska dielli që falë
Ngrohtësinë e zemrës së thyer
Shiun që sjell mbi etjen e trëndafilave
Lotin e dhembjes e bën det të dashurive
 
Ah, ç᾽gjuhë më paska falur edhe mua dielli
Gjuhën e faljes për sëcilin mëkat që ka bërë fjala
 
Falë o zot siç falë dhe unë në gjuhën e diellit
Mëkatet e zanave që kurrë s᾽dinë të bëjnë mëkate.
 
 
APOKALIPSI E BOTËS SË CUNAMEVE
 
Bota ikën fluturimthi
Ndoshta sjell fate të reja
Cili është mëkati ynë
Kush i shpëton detrat nga cunamet
 
Ozonit i vie era zjarr ma thot mikja sonte
Buzëqeshja e saj më prangos
Diellit tim sikur i humb ngjyra
 
Ç’më ngrohin ëndrrat
Me engjëjt flas lirshëm për vargun dhe jetën
për ëndrrat e gjalla që s”kanë fund as fillim
 
Rri sonte roje atdheu dhe e ruaj edhe birin tim
shkruaj vargje e marr secilën aromë lulesh
 
Pi pak ujë deti
me miken jemi shumë afër
në vargje më shumë dashuri kemi
në gotën e mbushur verë presim agun
 
Luftojmë djajët
secilin cunam e mbysim
me shpirt e zemër për fjalën shqipe
e ruajmë mbi dhe e nën dhe
në tokë marrim uratën
 
Diellit i falem për shqipet n’fluturim
rojeve të atdheut tim
 
Lirinë e ëndërrova me vargun dhe miken
me ëndrrën për tokën e shqipeve
e lë edhe kokën
 
Fjalën peng të shpirtit të saj
si të vetmën dashuri
ushqej zemrën me këngët për ty mike
për secilin martir lapidarëve plot lule
 
Marrë aromën e tyre
mbjelli kopshtit për birin tim
kujtim për luftërat e shqipeve nëpër breza
 
Gjysh e stërgjysh pa lot
si burra dheu me lahutë e me hutë
 
Dyluftoja djajët edhe ngapak fjalët
Bulevardeve Evropiane për plis e fis shqip
 
I këndova flamurit
I mora uratën kuq e zi
Lutjen i fala vargut për atdheun tim
 
Sonte i ruaj në secilin cep atdheu
i mbjelli me zëra shqip
i bëj peizazhe dashurie
 
Lotët rjedhin faqeve
për tokën e kokën e çamëve të mia
Aty ku lind ylli im
damarëve të gjakut
më rri Çamëria ime
 
Ëndrra dhe liri sjellin zanat
Alpeve shqiptare
shqipeve të lira
ah Çamëria ime.
 
 
E LUMTURA E YJEVE
-Shkupit shqip
 
Nuk më zihet besë nëse nuk e ngrita gotën për secilën hyjni
Kështu pi dhe dehem vetëm për ty e imja Shqipëri.
 
Olimpit ia riktheva lutjet
Mes yjeve kishte edhe fytyrë dielli
Më shumë të kishte hije kur buzëqeshje me bilbilat .
 
Dikur mezi pritnim ta dëgjonim baladën mbi murosjen e Rozafës
Eh,sot cilët i dëgjojnë këngët mbi heronjtë e betejave të lirisë.
 
Çfarë po harrohet nga kujtesa e jonë
Kur Gjergji e rujti pesë shekuj Formulën e Pagëzimit
Më të cilën mbijetuan brezat.
 
Sa afër më rri Shkupi më poetët Samiun,Ramadanin,Afrimi,Tahiri,Vulin,Ramdanin e Bllacës që i ruajti në sytë e ti miliona lotë nënash,fëmijë të vetmuar nga lufta e 1999-tës
 
Përse kaq larg më ikën Shkupi
Më më shumë fjalë shqipe
E më asnjë kryetar shqiptar.
 
Tani pimë kafen e mëngjesit
Nuk e presim më ankth ,ANKTHIN
sa buzëqeshje fal poeti Ramadan Kovaçi në prag të promovimit të vëllimit poetik.
 
 
MË MERR SONTE HËNË
 
Më merr vetëm sonte Hënë
Rikthim nuk ka edhe nëse vdesim të dytë
Të mos mbetet kurrë më deti mëkatar
Ta ngritim mbi valët e tij Titanikun e dhembjeve
 
Sonte kokën ndoshta e kam të tepërt
Pse nuk di të urrej si ca fqinj të mi
Ah,sa shumë i ushqyem demonët
Në të njëjtën gjuhë flasin me karpatianët
 
Sonte Hënë më merr në shigjetën e luftëtarit
Nuk e besoni sa herë u burrërova fal saj
 
Vetëm fjalën mos ma merr sonte
Më duhet t´i lexoj legjendat për gjysh e stërgjysh
Me jetën time bëj çfarë të duash
 
Hënë nëse zgjedh sonte mes meje dhe të vërtetës
Mua më bën pararojë e kurorës se fjalës
Mbretërinë tënde askush më nuk mund të ma merr
 
Sonte rikthim nga betejat pa fitore nuk ka
Të vdesim më mirë se sa të rrojmë të paftyrë
 
Ku udhëkryqet e jetës të na mallkojnë.
Nëse nuk vdisin ju gjneralët e perandorëve .
 
Kurrë mos u kthefshin si njerëz të tokës
 
Sonte me ty luftëtarja ime
Shërohet me shpejt plaga e atdheut
 
Nëse unë e ti
e krijojmë udhën e re
Për të rilindë prapë dielli i lirisë .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s