Dramë ku lëvizin legjendat dhe shekujt (Rreth romanit “Shtyje hënën’’ të autores Angjelina Marku) / Nga: Sabije Dervishi-Veseli

 
Dramë ku lëvizin legjendat dhe shekujt
 
 
Pasi e lexova romanin “Shtyje hënën’’ të Angjelina Markut shkruar me një stil unik, m`u duk si librat e Harry Potter.
 
Ndjenja shpirtërore me imagjinatën bëhen bashkë dhe autorja shpërthen në një rrëfim duke krahasuar Shqiponjën me atdheun e pamposhtur nga pushtimet e huaja shekullore. Emrat e personazheve janë emra origjinalë të heronjve tanë ilirë. Beteja mes të mirës dhe të keqes duke luftuar për të ardhmen i bën personazhet të gjalla dhe njerëzore, siç janë, Serafini, Helena, Kostandini e të tjerë. Secili personazh përjeton ëndrrat e veta, ku së brendshmi buron drita e hënës. Në mendje të mbeten personazhet që shfaqen në këtë roman brenda një dramë ku lëvizin legjendat, shekujt, të fshehtat, sprovat, tradhtitë dhe dashuritë.
 
Në roman flasin shqiponjat, gurët, djajtë, engjëjt, fëmijët, të rriturit, të mbijetuarit, me dyshimet dhe të vërtetat rreth tyre. Secili nga figurat mitike zbulon fuqinë e tij, misterin, dhunën, fatkeqësinë, mallkimin, humbjen apo fitoren për të prekur lirinë! Shpirtrat e heronjve së bashku me shqiponjat fluturojnë qiellit të kaltër duke u bërë të pavdekshëm në duel me përbindshat dhe hijenat.
 
Romani shpesh kthehet në retrospektivë ku zhvillohen ngjarje në një univers po ashtu të pavdekshëm, sa imagjinar po aq edhe real. Pasqyrimi fantastik i vendlindjes frymëzohet nga mitet.
 
Ky roman me një gjuhë të thjeshtë shkruar me mjeshtëri nga Angjelina Marku, na sjell përmasën e jetës ngadhënjyese të shqiptarëve.
 
Nga: Sabije Dervishi-Veseli, shkrimtare, ShBA
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s