Kalendari poetik: Roque Dalton García (1935-1975) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Roque Dalton García
 
Kalendari poetik: Roque Dalton García (1935-1975)
 
Poet dhe gazetar nga Salvadori, lindur jashtë martese nga një infermiere vendase dhe një emigranti nga SHBA. I arrestuar disa herë për veprimtarinë e tij i ndikuar nga idetë komuniste, pas vitit ’60 vizitoi disa vende si Meksika, Çekoslovakia, B. Sovjetik, Kuba, ishte dhe mik me Fidel Kastron. Ka të dhëna se u stërvit si guerrilas në ato vende. Pati një fund tragjik; në pranverën e vitit 1975, pati një ofertë për bashkëpunim nga CIA, Roque nuk pranoi; mjeshtrat e CIA-s hapën fjalë mes miqve të tij se Roque kishte kohë që bashkëpunonte me CIA-n; e vranë ish-shokët e vet si tradhtar. Varri i tij nuk u gjet kurrë, porosia e CIA-s shkoi në vend. Sot më 14 maj, do të mbushte 86 vjeç:
 
 
DASHURIA PËR TY
 
Dashuria ime për ty, është më shumë se dashuri,
Është diçka që gatuhet ditë për ditë
Është të hedhësh hijen tënde pranë meje
të bësh të njëjtën jetë.
Vështrimet që tashmë njihen
Me njëri tjetrin edhe në largësi flasin,
Pa patur nevojë për fjalë…e ç’na lypsen!
kur e kuptojmë ç’duan të thonë.
 
Një mijë hollësira që ke për mua,
paturpsia ime që të thotë kur gabon,
të flas hapur kur duhet folur
për diçka që s’mund të heshtet.
Dashuria për ty, është më shumë se dashuri.
Dashuri për ty është si rënie bore,
përrua drite, diçka aq e bukur…
si dielli që perëndon a lindet në agim.
 
 
 

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s