Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

 
Poezi nga Ermira Saraçi Osmani
 
 
GJUHA E ËNGJËJVE
 
Unë nuk e di gjuhën e ëngjëjve
Se këtu në tokë nuk flitet kjo gjuhë.
Por kur të bie shi,
Mos u fshihni!Mos lagni vetëm këmbët
Dilni e shplani shpirtrat me pikat e shiut.
Rrebesh u bëft , e t’na pagëzojë si ujë i bekuar.
Ylbere dalshin
E t’na rrethojnë ngyrat e tyre
Se kjo tokë është mbuluar me hi.
E ndoshta pas shiut ,me daljen e diellit
Fillojmë e mësojmë ,gjuhën e ëngjëjve.
 
 
PAK QIELL DUA
 
Pak qiell dua , sa të vë pak yje,
Sa të shkruaj ,emrin tënd!
Si letër të mbushet, me fjalë dashurie
Një të dua të shkruaj , aty në një kënd.
 
Një zemër dua, sa të fus dashurinë!
Dallgët e saj ,t’i vë të flejnë,
Botës së dehur, do t’ia hap folenë
Shpirti yt ,të rënkoj nën peshën e lumturisë.
 
Aty në qiell ,do t’mbështes kokën
Ëndrrat për ty, të bëhen burim
Koha le të rrjedhi ,si bui në pyje
Ajo kur të vuaj, mos mbetet në vend.
 
Pak qiell dua, sa të vë pak yje,
Sa të shkruaj emrin tënd!
Si leter të mbushet ,me fjalë dashurie
Një të dua të shkruaj ,aty në një kënd.
 
 
***
 
Të gjitha dyert janë mbyllur
S’ecim dot as në qiell, e as në det
Toka ka ngritur prita, era po ndez zjarre brënda në gjoks.
E ithtë m’është bërë kjo bukë malli
Është hap në qiell si krah zogjsh
Po mundohet të çaj grinë e reve që i njomin fytyrën. Por krahët thyhen.
Si t’i harroj ato duar, që m’i ngrohje?!
Si ta harroj atë dashuri?!
Si ta harroj zërin tënd?!
Kilometra të shtrira para syve të mi
Këmbët nisin të bëjnë hapa e para
Gjurmët fillojnë të humbin në shi…..
 
 
BESOMË
 
Pa dashje ,erdha në ëndrrën tënde
Thjesht flladi më dha krah ,për tek ti
U ula dhe unë në frymën tënde
Dhe vallëzonim në ëndërr të dy.
 
Ah sa bukur ,dëgjohej melodia
Fytyrëqeshur më shikoje në sy
Gabardinë veshur dashuria
Si gejzer heshtur u ngroha me ty.
 
Nuk dua të iki nga ëndrra jote,
Aty jam si toka nën shi,
Heshtja po thyhej si valët e detit
Se flladi po të sillte ,zgjimin në sy.
 
Besomë ,mundohem të rri larg teje
Por dashuria është më e fortë se unë ,
Vjen e futet si diell pas një reje
Më gjunjëzon ,çdo ditë e më shumë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s