Poezi nga Hysen Grajçevci

 
Poezi nga Hysen Grajçevci
 
 
VETËM KËNGË TË JETË
 
S’ka rëndësi,
Çame, Labe, e Shqipërisë̈ së Mesme,
apo nga Veriu!
Rëndësi ka kënga të oshtijë
ndër këto male,
e në përqafim me zanat
të përkundet në djepin e ninullave me dashuri!
 
 
UNË I PËRVUAJTURI
 
Të kërkova gjithandej në Fishtë, Gomsiqe, Shkodër,
deri rrëzë Veleçikut!
Isha me atë zanën bjeshkatare!
Atë Gjergj,
Të kujtohet;
është ajo bjeshkatarja,
Zana e Veleçikut
Kur i pate thënë?
“…Krah m’krah bashkë na tue këndue,
Ndertue kem’ ‘i pomendare,
Rr’fe as mot mos m’e dërmue”
 
E unë i përvuajturi për dheun
dhe gjakun tim vëllazëror,
erdha të marr a të heq mall!?
Këtë nuk e di!
Di se me mall e dhimbje kam lindur !
 
Erdha Atë,
Të kërkova kudo
e të gjeta në Lahutë,
të gjeta tek “Mrizi i Zanave”,
tek “Anzat e Parnasit”, e… e te “Gomari i Babatasit”!
 
Të kërkova në
Romë, Paris, Uashington…
Të gjeta në Manastir duke vënë gurin themeltar të alfabetit tonë.
 
At Gjergj, të falem,
Unë nuk bëra asgjë për Ty!
Përulem para emrit tënd,
ani pse eshtrat ku të pushojnë nuk e di…!?
 
Poezia që në konkusin e shpallur nga Akademia e Letrave dhe Revista “Mirdita” u vleresua si vargu me i bukur fishtan nga juria, kryetare e së cilës ishte prof. Dr. Rovena Vata.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s