Poezi nga Nora Halili

 
Poezi nga Nora Halili
 
 
N’ JEZER T’ KOHËS
 
Mi krahë kam ngjuejt mantelin e kujtimeve,
dëshira e kahmotshme m’ tret.
Mundem me prek me mollza t’gishtave
fillin e shpirtit t’ munduem…
 
N’ jezer t’ kohës harrue pa kast,
ku ditët janë sfidë, e sfida asht jetë.
Aty ku askush nuk mundet me shkue,
veç Unë, Ti dhe andrra…
 
Grabit prej dëshirash t’ purpurta,
n’ pye legjendash perhum jam.
Gjeth i fundit buzën puth,
trupat dridhen n’mekat…
 
 
***
 
Merrem me andrrën,
n’pye t’pa shkeluna të tretem.
Ku shkrep e para rreze,
e falmeshendet perëndimi.
 
Atje ku shkami m’njeh,
emnin zojt ma dinë.
T’digjem,
t’tretem,
t’shkimem,
Të des dhe ringjallem.
 
Merrem me andrrën,
ku shpirtin peng kam lanë.
T’bahem jehonë e ” t’amlit ” mëkat,
legjendë e së nesermës…
 
 
KISH PRA…
 
Kish tret, rrugë, pa rrugë,
çetave t’ fatit kish lanë thojt,
tuj dasht me grrith sall pak kët jetë…
 
Kish met midis pramjes e agut t’ditës,
midis yllit t’natës dhe zanës malit,
as mallkim as fat…
 
Kish ardhë, kish mujtë, kish ditë,
mish as gjak, e asht aspak,
kangë as vajë, za jo e jo.
 
Kish dhanë dhe shpirtë, falë e pritë,
n’leqe t’ kohës dertet kish rrokë,
kish tret, kish met, kish ardh…
 
Kish pra, dielli i saj…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s