Kalendari poetik: Antonio Gamoneda 30 maj 1931 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Antonio Gamoneda
 
Kalendari poetik: Antonio Gamoneda 30 maj 1931
 
Sot, më 30 maj, kalendari poetik shënon 90 vjetorin e lindjes së poetit dhe kritikut letrar spanjoll Antonio Gamoneda Lobon. Në vitin 2006 fitoi çmimin më të rëndësishëm që jepet për krijimtarinë letrare në gjuhën spanjolle: Çmimi Cervantes. Ja njè poezi prej tij:
 
 
ISHIN DUART E TUA
 
Duart e tua ishin.
Një ditë, në heshtje mbeti bota;
pemët, atje lart, me rrënjët ngulur thellë dhe madhështore
dhe ne, brenda lëkurës ndjenim
lëvizjen e tokës.
 
Ëmbëlsoheshin duart e tua në të miat,
peshën e tyre ndjeja, dritën
dhe ty brenda zemrës, që ma mbaje gjallë.
Gjithë e vërteta qe poshtë pemëve,
gjithë e vërteta. Kuptoja gjithçka
ashtu si kuptojmë
kur kemi një frut në gojë, a dritën ndër sy.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s