Ja, sa pak e njeh bota ” Gjuhën shqipe”! ALARM?!

Autor : Hannu Reime

Përkthyer nga filandishtja : Silvana Berki 

s

       Silvana  Berki

… dhe sot, në mëngjesin e të premtes vazhdojmë me javën e gjuhëve. Hannu Reimen paraqet një seri të gjuhës më të rrallë europiane, shqipen.

Në këto pjesë seriale të gjuhës tregohet fakti i një lidhjeje të Europës si një kontinent gjuhësh lara-lara. Historia e Evropës ka pasur dhjetëra gjuhë-folëse në historinë e popujve, historia se si qendrat e kontinentit të marrëdhënieve të pushtetit janë riorganizuar, dhe se si popujt duhet të jetonin në harmoni me njëri-tjetrin dhe kur të luftonin. Gjuhëve te mëdha, të tilla si gjermanishtes, frëngjishtes, spanjishtes ose ruses,  bashkangjitur me Europën ju janë ruajtur edhe shumë pjesë të vogëla gjuhësore, ku e ardhmja duket mjaft e sigurt. Aty përfshihet finlandishtja dhe Estonishtja, si dhe, natyrisht të vetmet gjuhë të mbetura nga gjuhët balltike: letonishtja dhe lituanishtja. Gjithashtu, edhe e vetmja  “gjuha origjinale” europiane baske,   përfundimisht ka gjetur pozitën e vet ku flitet edhe nga gjeneratat e reja.

Po ashtu, si historia Baske një tjetër histori e përngjashme në gjuhët e Europës është edhe Shqipja, në kuptimin që është ruajtur si një gjuhë-folëse dhe në kulturën e gjuhëve më të mëdha fqinje shtrydhur përmes migrimeve të luftërave dhe shtypjeve politike. Shqipen në variacione të ndryshme si gjuha amtare e flasin një total prej gjashtë milion njerëz. Folësit e saj janë në Republikën e pavarur të Shqipërisë dhe Kosovës, pakicat e padiskutueshme dhe margjinale në territorin aktual të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe Maqedoni. Gjuhën e përhershme letrare e kanë përdorur gjerësisht edhe në variacione të ndryshme duke përfshirë Greqinë dhe Italinë e Jugut. Përveç kësaj, folësit e shqipes janë edhe emigrantët dhe refugjatët shqiptarë që jetojnë në pjesën tjetër të Evropës dhe jashtë saj. Në Finlandë, Shqipja aktualisht është gjuha më e folur në radhitje e teta. Në Finlandë kryesisht janë shqiptarët e Kosovës të cilët u larguan nga Kosova gjatë dekadës së fundit për shkak të luftës me Serbinë. Ja c`thotë shërbimi shqiptar i BBC-së, për Kosovën:

Gjuha shqipe në gjuhën e saj kombëtare quhet shqip, dhe vendi, Albania, në gjuhën e vet quhet Shqiperia ,” vendi i shqiptarëve”. Shqiptarët pra, futen ashtu si finlandezët në ato kombe, të cilët përdorin vet tjetër emër përpos asaj që njihet universalisht.

Gjuha shqipe i përket familjes indo-evropiane. Kjo nuk është një gjuhë e izoluar si e Baskëve, të cilës nuk i janë gjendur absolutisht asnjë farefis gjuhe. Në pemën e madhe indo-europiane shqipja formon një degë në të cilën nuk futen gjuhë të tjera. Shqipja është familje me një anëtar gjuhe ashtu sic janë edhe dy gjuhët e tjera indoeuropiane: greqishtja dhe armenishtja.

Për historinë e zhvillimit historik të gjuhës shqipe dihet shumë pak. Përfshihet në gjuhët indo-europiane u bë e njohur nga historiani dhe filologu i njohur gjerman Franz Bopp në vitin 1854. Shqipja është provuar të bashkohet me disa gjuhë Ballkanike të lashta të njohura si gjuhë të vdekura. Megjithatë mbishkrimet letrare, janë të pakta, kështuqë mendimet e mësipërme kanë mbetur si spekulluese dhe nuk janë pranuar nga historianët gjuhëtarë. Në kohën romake Shqipërin e sotme e quajtën Albania dhe atë verioren të detit adriatik Illyria dhe banorët e asaj zone ilirian. Nacionalistët shqiptarë ngrenë pikërisht këtë bashkim ilirian. Nacionalizmi është dicka e re lindur që prej 1800:s si ide,  dhe si në të tjera pjesë mendimesh historike mundemi të vërtetën lehtësisht ta ndryshojmë lehtë apo të ri-zbululojmë ” të vërteta” të tilla të pabaza.

Në njërin rajon apo në njërën zonë kulturore për folësit dhe kujtesës, format gjuhësore referohet në abstrakcion. Kështu bën edhe termi ” gjuha shqipe”, sepse shqip flasin në variacione të ndryshme sic janë dialektet. Kështu, një kufi-dialektor i rëndësishëm ecën tërthor republikës së Shqipërisë.  Në veri të kufirit, si dhe në Kosovë shqipfolësit quhen geg, dhe në kufirin jugor shqipfolësit quhen tosk. Gjuha e shkrimit  është mbështetur kryesisht në dialektin jugor ku normat më të reja ligjore u vendosën 35 vite më parë por edhe me elementë zyrtarë të dialektit verior.

Gjuha shqipe ishte shkruar në arabisht në të kaluarën, dhe në një masë më të vogël alfabet grekë. Për gati njëqind vjet, megjithatë, kanë qenë në përdorim vetëm shkronjat latine.

Fjalori shqiptare ka qenë historikisht huazuar shumë nga fqinjët: nga greqishtja, latinishtja, turqishtja dhe gjuhët sllave ballkanase. Albania si gjuhë indoeuropiane mund të cilësohet p.sh. Kur lexojmë fjalë: dy dhe tre është Dy ose tre ose tri.

Përveç fakteve historike speciale gjuha shqipe ka tërhequr vëmendjen e historianë gjuhësorë edhe për disa faktorë të tjerë. Futet gjithashtu në të ashtuquajturën lidhjengjuhësore ballkanike, të cilat kanë pasur mësime gjuhe të përbashkëta edhe pse historikisht nuk kanë asgjë të përbashkët apo të afrojnë me njëra tjetrën. Në lidhjen-gjuhësore ballkanike futet përvec shqipes edhe greqishtja e sotme, bullgarishtja, maqedonishtja, romanishtja dhe në njëfarë doze serbokroatishtja.

Në strukturën e këtyre gjuhëve ka dicka të përbashkët edhe pse anëtarët e lidhjes nuk ndajnë asgjë bashkë. Një vecori e përbashkët e këtyre gjuhëve është pikërisht heqja e kohës infinite te foljes ose komplet mungesa e saj. Fjalia ” kanditati dëshiron të hyj në parlament” në lidhjen ballkanike formohet pothuaj në këtë mënyrë ” kandidati dëshiron, që të arrijë në Parlament”. Verbi kryesor ulet në infinitiv dhe zëvendësohet me lidhëse dhe format lidhëse të cilat njihen edhe në gjuhën gjermane dhe atë rumune. Në gjuhët ballkanase gjenden gjithashtu me shumicë përemra me ose pa theks, të cilat shpesh kopjojnë përmbajtjen e ndonjë fjale. Fjalia ” djali hodhi vajzës topin” formohet kështu ” Topin e tij djali ja hodhi vajzës”. Eshte pak e vecantë, por arsyet janë diku shumë thellë në strukturën e gjuhës.

Linku ku artikulli mund të gjendet në web: http://www.lausti.com/articles/languages/albania.html

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s