Kiço Blushi

Kiço_Blushi

Kiço Blushi

Kiço Blushi skenarist dhe shkrimtar shqiptar.

Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 Gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizioni Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. Ka shkruar 14 skenare filmash artistikë dhe dy skenare filmash dokumentarë dhe vizatimor. Në 20 Shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të bëjë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive. Aktualisht Kiço Blushi është Kryetar i Bordit Drejtues të Qëndrës Kombëtare të Kulturës.

mospengumengjesi-i-nje-se-hene

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s