Anastas Kondo

ANASTAS  KONDO
(1937-1997)

Anastas Kondo u lind në qytetin e Kuçovës, më 28 Nëntor të vitit 1937. Pasi mbaroi Politeknikumin e Tiranës vazhdoi studimet e larta në Shën Petërburg, në Rusi, ku u diplomua si inxhinier Paleontolog. Ka punuar në Institutin e Studimeve Gjeologjike të Naftës në Kuçovë, e më pas në Fier. Ai është njohur si shkrimtar, gazetar e skenarist i një sërë filmash, ndër të cilët përmendim “Misioni përtej detit”, “Dimri i madh”, “Kur zbardhi një ditë”, “Partizani i vogël Velo”, etj. Gjithashtu ai ka qenë i njohur për krijimtarinë e tij letrare ku disa nga veprat janë vlerësuar edhe me çmime kombëtare. Ndër vëllimet me tregime përmendim “Ura”, “Kur mbaron e vdes burri”, “Portat e diellit”, “Pse e vranë Odisenë”, “Kio”, “Njerëz dhe gurë”, “Kur zbardhi një ditë” etj. Shkrimtari, gazetari dhe skenaristi i disa filmave të njohur, Anastas Kondo është autor i disa teksteve e studimeve shkencore, që hodhën themelet e shkencës së Mikropaleontologjisë në vendin tonë. Disa vjet rresht ai punoi në drejtimin e sektorëve të letërsisë, kulturës dhe arsimit. Gjithashtu ka punuar si zëvendësministër i arsimit dhe kulturës, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve etj

Skenaristë i Filmave:

dim           film

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s