Kalosh Çeliku

kalosh

            Kalosh Çeliku

 

Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt l951 në fshatin Cërvicë të Kërçovës (IRJ e Maqedonisë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Çeliku shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur dhe gjer më sot ka botuar rreth dyzetë libra: Zogu erdhi me një këngë – vjersha (l982), Lepuri me pushkë – tregime (l983), Shtëpiza e xixëllonjave – tregime (1984), Ferexhja e zezë – dramë (1985), Arusha pa bisht – tregime (l986), Dielli zbret malevе – novelë (l986), Varrimi i sorrave – roman (1988), Vite me borë – roman (l990), Trumbetat e Tellallit – satira (l992), Imzot, lehin qentë – drama (1993), Trimi shihet në vepër – poemë (l994), Çohuni trima shaloni lapsin – rrëfenja (1994), Sorraku i Qytetit – pjesë teatrore (1994), Kali i Trojës nëpër Bit – Pazar – satira (1994), Loja e syve – poezi (1995), Babi ka dy nuse – roman, (1995), Vjellja e zorrëve – poezi (1996), Qyteti i qyqeve – roman (1997), E përcolla Natën – poezi (1998), Mbrëmë fjeta me Vjeshtën – poezi (1999), Kopeja me zgjebe ndjek Autorin – drama (2000), Shtëpia publike – roman (2000), Si u ndava me Gruan time“ – satira (2001), Gratë e mia besnike – roman (2001), Lamtumirë bërllok – nëntë drama (2002, 2007), Me tre varre – roman (2002), Vdekja më deshi më pak se Ti – poezi (2003), Edhe Ajo nuk ishte xheloze – poezi (2004), Repriza e vëllazërim – bashkimit – dramë (2005), Atdheu ky burrë pa Grua – poezi (2006), Kulturofagu – antiroman (2006), Burrat i përzë me burra e Mua me gra – poezi (2007), Engjëlli im është Grua – poezi (2007), Dimri, s’vjen me lule – 5 poema (2007), Ujku e di një lojë – poezi (2007), Kur bërtet “vojvoda“ e pjell Kurvë Partia – satira (2008), Dac Poeti i shkruan poezi Mamit – poemë humoristike (2008), Ehu – poezi (2008), Gruaja besnike – roman (2009), Djemnusha – roman (2010), Atdheu burrё pa Grua – poezi (pёrzgjedhje, 2010) etj.

k 1         k 2        k4

Që nga viti 1992 ai drejton Shtëpinë Gazetare – Botuese ASDRENI, në Shkup dhe është kryeredaktor i të vetmes revistë për humor dhe satirë ZEKTHI, që del kur t’i teket në IRJ të Maqedonisë. Dhe, që nga ky vit (2009) mbarëkombëtarë, është fitues i disa çmimeve të konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë teatrore. Njëherit, edhe i çmimeve letrare: PERENDESHË E BUKURISË, në Netët e Poezisë Korçare (2003), në Korçë, Çmimin AS për letërsi (2007), në Kërçovë, “SYRI I KALTËR“ (2007), në Sarandë, “SEREMBE“ (2008), në Laç, “FLAKADANI I KARADAKUT“ (2009), në Viti, Çmim special për vëllimin poetik: EHU nga Simpoziumi Ndërkombtar “MUZA POETIKE”, “PEGASI” (2009), në Gjirokastër, “JEHONA E KARADAKUT” (2010), nё Kumanovё, “SKAMPINI” nё Festivalin Ballkanik tё pozisё (2010), nё Elabasan etj.

Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë: maqedone, gjermane, turke, bullgare, rumune, greke etj. Që nga viti 1992 – 1997, ishte nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar dhe kryetar 1997 – 2001. Momentalisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në IRJ të Maqedonisë. Dhe, themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale ndërkombëtarë: Ditët e Naimit, në Tetovë, Takime nën Rrap, në Shkup (poezi erotike) dhe i Ditëve të humorit dhe satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë. Poashtu është edhe themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare STILI 97, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë.

Çeliku gjer më vitin 1995 punoi si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenicë të Kosovës dhe Malësinë e Shkupit. Vitet e fundit punon dhe jeton në Shkup, tashmë në profesionin e lirë të shkrimtarit.

Kalosh ÇELIKU

U lind më 13 shkurt 1951 në fshatin Cërvicë të Kërçovës (IRJ e Maqedonisë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Çeliku shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur.

Ka botuar: Zogu erdhi me një këngë-vjersha (l982), Lepuri me pushkë-tregime (l983), Shtëpiza e xixëllonjave-tregime (1984), Ferexhja e zezë-dramë (1985), Arusha pa bisht-tregime (l986), Dielli zbret malevе-novelë (l986), Varrimi i sorrave-roman (1988), Vite me borë-roman (l990), Trumbetat e Tellallit-satira (l992), Imzot, lehin qentë-drama (1993), Trimi shihet në vepër-poemë (l994), Çohuni trima shaloni lapsin–rrëfenja (1994), Ehu-poezi (2008), Atdheu burrё pa Grua-poezi (pёrzgjedhje, 2010) etj.

 

PROTESTË NË SHTËPINË PUBLIKE

 

Imzot, më diferencuan neokomunistët

dashuri që bëjnë me Ebu Xhehlin

e përhapin SIDËN në Shtëpinë Publike.

 

Përditë dezinfektohem nga Virusi

verë të kuqe pi te Pazari Grave

ballë për ballë Ebu Xhehlit me ferexhe

imam në mesin e kryehoxhallarëve.

Që, ngrenë dolli, dehen me lëngje

Shejtanin e vrasin me eshtra.

E heqin vallen më shpallin të marrë

Ngase: e shava dje Pushtetin

e shaj sot, do ta shaj nesër!

 

Pasmesnate, kthehem në shtëpi

Rrospitë e Ebu Xhehlit me ferxhe

dorë më dorë më hedhin mbi çatia

pak para agimit më dhunojnë mes librave…

 

 

QIRIRI I SHËN MËRISË

 

Vdiqa në Voskopojë. U zgjova në Xhenet

Pleq. Plaka dhe lule vjollce.

U thash: Dërgomëni në Xhenem!

Nuse të reja dhe Cuca. Zjarr

Verë dua! Verë. Jo, më thanë është haram.

Atëherë më ktheni në Xhenemin e vërtetë

Vera kur rrjedhë nën Rrap lumë.

Dhe, më kthyen. U ringjalla te Lumi.

 

Unë jam qiriri i Shën Mërisë Virgjër

E pi lotin e saj me shtamba nën Rrap…

 

 

GRUAJA BESNIKE

 

I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe Miken

Vetëm poezinë nuk mund ta përzë. Nuk ik.

 

Është grua besnike. E do burrin…

nga Enciklopedia e Lirë shqiptare dhe Rami Kamberi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s