Enver Gjerqeku

EnverGjerqeku (1)

 Enver Gjerqeku

Enver Gjerqeku poet profesor e akademik, lindi më 25 gusht 1928 në Gjakovë në një familje qytetare. Në vendlindje kreu shkollën fillore (1942) dhe Shkollën Normale (1948), kurse Fakultetin Filozofik – grupin e gjuhës e të letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit (1955), ku edhe u magjistrua (1961). Pasi kreu Normalen, shërbeu një kohë mësues, e pastaj shkoi në studime. Gjatë studimeve ishte anëtar i redaksisë së revistës Zani i rinisë (19541956). Pas mbarimit të studimeve shërbeu profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në Shkollën Normale të Prishtinës (1956-1959), në Shkollën e Lartë Pedagogjike (1959-1962) dhe prej vitit 1962 e deri në vitin 1995 në Fakultetin Filologjik të Prishtinës ligjërues i lartë e profesor i Letërsisë shqiptare. Në dy mandate u zgjodh prodekan i Fakultetit. Ishte kryetar i Seksionit e mandej i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në periudhën 1956-1967 ishte anëtar i Redaksisë së revistës letrare Jeta e re, kurse më 19651968 edhe i Redaksisë së revistës shkencore Gjurmime albanologjike. Gjatë viteve 19861991 ishte kryeredaktor i Redaksisë së Enciklopedisë së Jugosllavisë për Kosovën në gjuhën shqipe. Më 21 tetor 1986 u zgjodh anëtar korrespondent dhe më 3 prill 1991 anëtar i rregullt i ASHAK. Në një mandat u zgjodh sekretar i Seksionit të Gjuhësisë, të Letërsisë dhe të Arteve të ASHAK. Për letërsi interesohet që kur ishte nxënës. Më 1946 botoi në Zanin e rinisë poezinë e parë Shoqes së mbyllun në çarshaf. Prej asaj kohe paraqitet pothuajse vazhdimisht me poezi dhe me punime të zhanreve të tjera në revistat e gazetat tona: Zani i rinisëRilindjaJeta e reFjala etj. Përveç poezisë, merret edhe me studimin e letërsisë shqiptare, përkthen nga serbokroatishtja në gjuhën shqipe kryesisht poezi, prozë dhe anasjelltas. Poezia e tij është përkthyer shpesh në gjuhën serbokroate e në gjuhë të tjera të ish-Jugosllavisë.Ka marrë pjesë në takime, manifestime dhe simpoziume letrare si në vend ashtu edhe në vendet e tjera: në Shqipëri, Rumani, Çekosllovaki, Hungari, Turqi, Rusi, Uzbekistan, Amerikë, Kanada, etj. Në Kosovë është organizator i Mitingut të Poezisë dhe i Takimeve të Shkrimtarëve në Deçan dhe Brezovicë. Përveç këtyre që u përmendën më lart, ka marrë pjesë në Takimet e Shkrimtarëve të Tetorit në Beograd, në Mbrëmjet Poetike nëStrugë, në Bisedat letrare të Zagrebit, në Ditët e Majit – Sarajevë, në Lojnat e Zmajit në Novi- Sad, në Takimet e Shkrimtarëve të Evropës Qendrore në Kanjizhë, etj.Në të gjitha këto takime, tribuna e simpoziume, është prezentuar me krijimtarinë e vet, me kumtesa dhe me referate rreth letërsisë shqiptare, që krijohet në trevën e ish-Jugosllavisë, në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare. Është poet, studiues e historian i letërsisë dhe përkthyes letrar. Për veprimtari të pasur në fushën e letërsisë është fitues i shpërblimeve të Këshillit Popullor të Kosovës195019571959, i Shpërblimit Krahinor të Dhjetorit 1960, i Shpërblimit të Nëntorit të Prishtinës 1969, i Shpërblimit të Rilindjes 1976, i Shpërblimit të 7 Korrikut 1989 dhe i shpërblimit “Aleksa Shantiq” – Mostar 1979, etj. Është autor edhe i disa botimeve antologjike, si: Sytë që shprepin dashni (1959, bashkë me Esad Mekulin), Shtigjeve të qëndresës – Stazama otpora (1961, në të dy gjuhët, bashkë me E. Mekulin e Vehap Shitën), Panorama e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi (1964, bashkë me Ramiz Kelmendin eHasan Mekulin), Ndre MjedaVjersha (19621970, me parathënie e aparaturë shoqëruese). Po ashtu përpiloi, zgjodhi dhe redaktoi përmbledhjen përkujtimore të poezive të Esad Mekulit Qëndresë urtësie, botim i ASHAK (1996). Poezia e Enver Gjerqekut është botuar pothuajse në të gjitha antologjitë, përmbledhjet e panoramat e letërsisë shqipe në ish-Jugosllavi e jashtë, si: Shkëndijat e para (1956), Rexhep QosjaAntologjia e lirikës shqipe (19701978), Ali Podrimja e Gjakomo SkotiFjalë të rilindura – Le parole rinate (shqip e italisht, 1970), Për ty dhe E di një fjalë prej guri (Tiranë, 1970, 1972), E nën Çabrat Gjakova (1978), Pesme gorske i ponosne (Këngë të idhta e krenare)Sedam pesnika Kosova i Metohije (Shtatë poetë të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, Nolit, Beograd, 19621968), Novija šiptarska poezija (Poezi e re shqipe1966) , Vertikale (Split- 1970), Najnovija albanska lirika (Lirika më e re shqipe, Beograd, 1972), Bez glagola (Pa folje, August Cesarec, Zagreb, 1978), pastaj në italisht Ramo sofferente, në gjermanisht Der bekümerts Zweig dhe në frëngjisht La solitude d’une branche (Dega e pikëlluar, poezia shqipe në Jugosllavi (përzgjedhur nga Ali Podrimja dhe Sabri Hamiti, Rilindja, 1979) etj.

nga Enciklopedia e Lirë Shqiptare

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s