Fadil Bekteshi

Fadil Bekteshi

Fadil Bekteshi u lind në fshatin Muhoc të komunës së Bujanocit në Kosovën Lindore në vitin 1955. Familja e tij në vitin 1960 u shpërngul nga ky fshat dhe u vendos në fshatin Llopat të komunës së Kumanovës, në Maqedoni. Shkollën fillore e kreu në Llopat dhe Kumanovë, të mesmen në Kumanovë ndërsa Fakultetin filologjik, dega për letërsi shqipe e kreu në Prishtinë. Punoi në Televizionin e Prishtinës në redaksinë për fëmijë, e pastaj në Shkup redaktoi revistat për fëmijë. Prej vitit 1992 u kthye në Kumanovë ku udhëhoqi vite me radhë Klubin e Shkrimtarëve Shqiptar të Kumanovës “Jehona e Karadakut”. Po aty themeloi Manifestimin kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, u morr me botimin e librave si dhe themeloi e redaktoi revistën e parë të pavarur kulturore në Maqedoni – “Doruntina”. Degdisjet e tij nëpër këto qytete për të punuar i bëri për t’i bishtnuar pushtetit të atëhershëm, i cili përcillte veprimtarinë patriotike të tij dhe të motrës së tij. Me shkrime ka filluar të merret që nga shkolla fillore. Vdiq në fshatin Llopat, në vitin 1998.

Titujt e veprave:

-Baloni-1981

-Udhëtimet nëpër skëterrë-1993

-Na ishte njëherë një gjeneral-1995

-Filxhani i dashurisë–1995

 

PO NA I KTHEJNЁ AZILANTЁT

1.

Ju që ikët ia mbathët

Azilantë

Nga Atdheu

 

Ju që ikët ia mbathët

Azilantë

Nga Dashuria

Ju që ikët ia mbathët

Azilantё

Nga Bukuria

Ju që ikët ia mbathët

Azilantё

Ç’ju lulëzoka n’ballë Shëmtia!…

Mërgatë qyqesh

N’tepsi mëshire

Ëndërruat t’ju gatuhet Liria!

 

 

 

 

 

2.

Ju që ikët

Ia mbathët

Ilegal

Me Mafi

Nëpër Det

N’Itali

Malkufijve

Mbi Çeki

Me t’Greqisë

T’Serbisë hafi

Turistiket Agjenci…

 

Nga Tokë e huaj

Rraus Azilantë

Ç’po ju përzënë me prapëtira…

 

E lumja bashkë Italia, Gjermania!

E mjera ndarëKosova, Shqipëria!

 

3.

Nga ç’ju pa Ekzodoadё, e ndeju nga afria

Azem Shkrelit bre iu ngri Gjaku!…

N’Rugovë e Mirditë piskamë dhe Krenaria

Azem Shkrelit – o i plasi Zemra!

Edhe n’pёrtejvarr,

O Azem,

Me kushtrimin tënd Poezia!

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s