Fadil CURRI

fadil

        Fadil CURRI

U lind në Dërmjak të Hanit të Elezit (Kosovë) në vitin 1959. Shkollimin fillor, gjimnazin “Zef Lush Marku”, Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Shqipe e Letërsi i kreu në Shkup.

Fadil Curri, i njohur ndryshe si ,,Homeri’’ i trevës së Karadakut të Shkupit, jo vetëm që historiografisë shqiptare i solli visare të çmueshme nga fusha historike, duke filluar me librin: “A(h) fati(h) ynë në peshojë”, “Kohë qorre”, “Kronikë për një dashuri”…, librin e tij të tetë ia kushtoi Klubit të Mundjes “Sharri” në Han të Elezit.

SOT NË KALANË E SHKUPIT

poltika e humbi emrin krejt

Kur vegjëlia zgjimthi doli

ta mbrojë historinë e vet.

E vërteta e maskuar nga mburoja

e soldateskës barbare

U çjerr si e kërkoi vet nga britmat

e pinjollëve iliroshqiptare.

Sot në Kalanë e Shkupit kopshtet e lulet

u bënë shkretëtirë me gjemba

Epokave e figurave të historisë

deshën t’ ua ndërrojnë data, vepra e emra.

Dashurive të vërteta idilike u thonin

se quhen urrejtje të rreme mitike

Hitin e nipit plagjiator në festival

e lenin pas baladës me vlera jetike.

Sot në Kalanë e Shkupit Justinianin

deshën ta bëjnë më të ri se Karposhi

Pjetër Bogdanin nxënës përsëritës

në shkollën pa licencë nga Kolishevski.

Siparit kuvendor Emin Bej Kumbara

i lanë vend pas balloxhakut Koce,

E kryepolices Jankullovska i dhanë

shpërblimin e nobelistes Nënë Tereze.

Sot në Kalanë e Shkupit në mesditë purgatore

u ndeshën gënjeshtra dhe historia

Justiniani, Bogdani, Prishtina, Kumbara, Bageri,

Curri, Gonxhja u zgjuan nga përjetësia.

Të mbrohet Iliria, Dardania, Vilajeti i Kosovës,

Skupi, kalaja dhe e vërteta

Të shpëtohet identiteti, qëndresa, shenjtëria,

gjaku, arti, ardhmëria dhe jeta.

Sot në Kalanë e Shkupit poezia e dashurisë

u shndërrua në festival pendraku

Vardarit të epokave nga gjuha e rreme

iu ndal fryma, iu step gjuha, iu mpi gjaku.

Ndergejgjja shqiptare e fjetur në kolltuqe letargjie

u përmend nga zëri i vegjëlisë

“Shpëtonie Kalanë, se e shpëtoni veten,

tri kohët shqipe te emrit e historisë.

Nëse dorëzohet (pu)shteti aktual e historik,

nëse dorëzohet pavdekësia, kalaja,

gjuha, gjaku, historia, koka e toka behen mitikë

identitetin tonë do ta përfshijë hataja”.

 

KËMBËKOKA JASHTË JORGANIT

Jam brengë

që u këndoj miteve syhapur

Jam ti që në mua kërkon

hisen e së bukurës në shëmti

Jam ecje

që hapëron në rrugën pa shteg

Jam kohë

që historinë e ka gjeografi qorre

Jam k(a)osmos me mileniume

që majëmalet rrokullisen

nëpër thellësitë e Atlantidës

Jam këmbëkokë e mpirë shtati

jashtë jorganit mbetën

Tivari, …Filati

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s