Fatmire LUMANI

images

Fatmire LUMANI

U lind më vitin 1960 në Ohër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje; Gjimnazin në Strugë; Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës; Provimin e Jurisprudencës ne Shkup; Magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë ne drejtimin: E Drejta Publike; Është autore e tre librave shkencorë profesional si dhe 14 publikimeve shkencore të lëmisë juridike. Ne sferën e letërsisë ka botuar pesë romane, tri drama; tri përmbledhje me poezi, një përmbledhje me këngë popullore; dhe një antologji;

 

KUSH VDES NE KËMBË SËRISH MBETET GJALLË

(Adem Jasharit)

Në prag të kullës, n’rrënjë lashtësie

nga dejtë mugullon si bulëz lulegjak

kur t’kafshuan ëndrrën, u bëre himn lirie

se në vend të zemrës të rreh një bajrak.

 

Mbi vetull të stisën ditët pranverore

bozhurët ngjyrë alle, bozhurët purpur

vegimet e bardha, vegimet madhështore

për shqiptari n’parzmë të digjen nur.

 

Ti nuk je feniks, nuk ngrihesh nga hiri

por nga gofi yt që përpëlitet n’shtigje

të lind populli të ngre nga gjiri

n’ballë të Atdheut, flamur mbi pyrgje.

 

Hyre krushk i parë, n’valle gordiane

hyre kryelartë, kryetrim Adem

rrapëllyen grykat, ortekët me rragame

kur për dasëm t’kuqe, klithe si zgalem.

 

Nga plaga e kohës, shpirti t’hidhet n’sulm

rilind zemereshtër, ushton si stuhi

me këngë lirie turravrap si plumb

mbi hordhitë e stepeve mbjell lemeri.

 

 

 

Njëqind jetë t’i kishe, njëqind do t’i falje

bëhesh hetakomb në festën për liri

nga një grusht dheu, tokë kosovare

shpërthen nga çdo grimcë, bjeshkë rritesh Ti.

 

Me rrezet e stinëve ngjitesh në zenit

se yjet e Drenicës të derdhen mbi ballë

muzgjet e përgjakur t’japin jetë e shpirt

kush vdes në këmbë, sërisht mbetet gjallë.

 

 

 

 

ANKTHI I FLAMURIT

 

Heu burra të dheut, heu

pa më thoni more

ç’ne unë në fund të arkës

i harruar nëpër stinë

i paluar si qefin?!

 

Trupin e copëtuar

kthetrat ligjore ma thumbojnë

shkabën ma çjerin

myshqe me ndukin

mola me zhvasin

sytë po m’i nxjerrin.

 

Pa, më thoni more

ç’ne i gjallë i balsamosur

gjysëm i varrosur?!

 

Ndonëse i shtrirë në sarkofag

ëndrrën e kam të lirë

mbi flatra shpresash

mbi kulla guri

fërfëlloj lirisht

vallëzoj si valëdrini

tundem shqiptarisht.

 

E ia marr këngës me iso

një me çifteli

në ball më mban nj’ai trim

që digjet për liri.

 

Dhe ndër flakërime

ndizem, bëhem prush

pastaj marr përçart

pastaj bie n’kllapi:

-Pse moj dora ime

nuk shtrëngohesh grusht?!

 

Seç më flet kjo zemër

nga gjiri i hapur varr

ma ngre dheu përpjetë

trupin tim të ndarë.

 

As në ferr

as në parajsë

gjykohem në pugator

pres në ankth të dëgjoj

një vendim legal

që këtej të dal:

-Në emër të popullit

Bashkim Kombetar.

 

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s