Hivzi Sulejmani

18. Sylejman Pireva - Libri per biblioteken_0

       Hivzi Sulejmani

Hivzi Sulejmani (1910-1975)  ishte nje nga  shkrimtarët e parë të rëndësishëm të Kosovës, që vuri ë bazat e kësaj letërsie në prozë.    Lindi dhe  e u rrit në Mojstir (Sanxhak), por jetuan e punuan në Kosovë, ku edhe e mbylli  jetën, duke e lidhur pazgjidhshmërisht fatin e tij me fatin e saj.Uu shkollua  në Beograd, para Luftës së Dytë Botërore (jo për letërsi, për degë të tjetër), por  ia kushtoi  jetën letërsisë. Punoi  dhe kontriboi  shumë në fushën e  prozës, të publicistikës, të përkthimeve etj.

Që të dy i takonin lëvizjes së majtë letrare dhe politike, e cila në kohën kur ata ishin studentë, në vitet ’30 të shekullit XX, kishte përfshirë jo vetëm Ballkanin, por edhe Evropën dhe kishte mbledhur rreth programit të vet shkrimtarët dhe intelektualët më në zë të kohës.

Që të dy i besuan idealit të barazisë së popujve e të njerëzve dhe luftuan me tërë qenien për çlirimin politik, social e shpirtëror të popullit të vet dhe për krijimin e një shoqërie të popujve të lirë e të barabartë në këtë hapësirë.

Që të dy ishin marksistë, komunistë, idealistë… Që të dy patën ëndrrat, shpresat, idealet, por edhe iluzionet dhe zhgënjimet e veta, që i shprehën në krijimtarinë e tyre letrare.

Hivziu – e shkruajti librin e parë të rëndësishëm me tregime në këtë krah të letërsisë shqipe – Era dhe kolona (1959), që hapet me tregimin antologjik Mjegulla, modern si vizion dhe si tekst jo vetëm për kohën kur u shkrua (1957), por edhe për sot.

Që të dy i besuan misionit të zgjimit të energjive të njerëzve – në radhë të parë të bashkëkombësve të vet – nëpërmjet fjalës së shkruar, si dhe kauzës së mbrojtjes së lirisë dhe dinjitetit të popullit që i takonin, por edhe të popujve të tjerë të zatetur në këtë udhëkryq ballkanik dhe i shërbyen me devotshmëri këtij misioni gjatë tërë jetës.

Jetoi  në kohë të vështira; u ballafaqua me sfida e vështirësi të shumta dhe pati  edhe rëniet dhe thyerjet e veta, të vogla a të mëdha, morale, politike e të tjera.

Ishte pjestar i Luftës Antifashiste, çka e nderon si njeri  dhe krijues, sado që kjo luftë, jo me fajin e tij, për shqiptarët këndej kufirit nuk qe, fatkeqësisht, edhe  “Luftë Nacionalçlirimtare”, siç mëtohej.

Pas luftës Hivziu ushtroi detyra shtetërore me rëndësi, çfarë ishte, fjala vjen, ajo e kryetarit të Gjyqit të Qarkut në Prizren (më vonë edhe e prokurorit krahinor), që e solli në pozitë të nënshkruante edhe dënime me vdekje të njerëzve që konsideroheshin “armiq të popullit”, në një kohë kur Kosova gjendej nën administrim ushtarak (1945), kurse Esadi shkroi, për të njëjtat arsye, ngaqë besonte në atë që qe proklamuar ose mbase ngaqë ishte i detyruar, vjersha e proza poetike që himnizonin lirinë e rreme dhe glorifikonin ngjarjet dhe personalitetet politike të kohës.

Por, veprimet e tij, gabimet dhe lëshimet, sikundër edhe vlerat dhe meritat,  duhet  parë në kontekstin e kohës dhe nuk duhen gjykuar me kriteret e sotme.

Hivziu vdiq në vitin 1975, në spitalin e Prishtinës, duke lënë amanet, nëpërmjet një teksti të shkruar, të varrosej (në vendlindje) pa kurrfarë ceremonie fetare a tjetërfare – “si ushtari në fushën e betejës”;

Hivziu, në tregimet dhe romanet e tij, u nis të hulumtonte kuptimin e të qenit njeri, i vetëdijshëm, siç e thotë tekstualisht te Fëmijët e lumit tim, se ky është një mision i vështirë: “Është vështirë të jesh njeri”, por i bindur, gjithashtu, se në këtë botë, krahas krimbave, lindin edhe burrat.

Ishte  humanist dhe atdhetar, në jetë dhe në krijimtari, por Hivziu”. Është ai dokumenti fatkeq i aktgjykimit të krerëve të LNDSH-së i vitit 1945, i nënshkruar nga ai në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës, për të cilin opinioni ynë, me ndonjë përjashtim, nuk ka ditur më parë, por është njoftuar kryesisht në kohë të fundit, herë-herë edhe përmes interpretimesh keqdashëse nga njerëz që aktet e këtilla dëshirojnë t’i shfrytëzojnë për “kapital politik”, si dhe për “ndreqjen” e biografive të veta problematike.

Nuk do mend se ky veprim, i kryer në moshë relativisht të re dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira, nuk i bën nder aspak atij. Përkundrazi. Por Hivziu “e lau” si të thuash gabimin e vet të hershëm (të pafalshëm) me qëndrimin e tij intransigjent ndaj hegjemonizmit serb gjatë gjithë jetës së tij të mëvonshme dhe sidomos me veprën e tij letrare kryekreje kritike ndaj burokracisë politike dhe oligarkisë pushtetore të kohës, e cila bëri shpërdorime të mëdha në emër të socializmit, ashtu siç bëhen edhe sot po aq, në mos edhe më shumë, në emër të demokracisë.

Të gjithë studiuesit që kanë shkruar për Hivzi Sulejmanin (R. Qosja, H. Mekuli, M. Raifi, B. Krasniqi, S. Hamiti etj.) e kanë quajtur atë “shëmbëlltyrë morale”, duke u nisur nga qëndrimi i tij në jetë dhe sidomos nga vepra e tij letrare e cilësuar si përmendore e moralit njerëzor. Nuk do t’ia falnin as njërën as tjetrën, ata që në vitet ’80 kërkonin heqjen e emrit të tij nga institucionet e Kosovës – emisarët e politikës serbomadhe, ashtu siç kërkojnë sot, tek-tuk, për arsye të tjera, por me logjikë pak a shumë të njëjtë, përjashtuese, edhe individë nga radhët e shqiptarëve

Libri Brigjet hapet me kushtimin: “Shokut të paharrueshëm Hivzi Sulejmanit”, që vihet në krye të librit në fjalë, kurse në brendi të tij gjejmë shtatë poezi të shkruara mbi motivet e tregimeve të Hivziut: Mjegulla, Re e mllefur, Porta e kujtimit, Hijet në kuvertë, Sytë, Kthjelltësi dhe Era dhe kolona, me  shënimin: “Hivzi Sulejmanit, shkrimtarit dhe revolucionarit të dalluar”, që është në fakt një kushtim i dytë, si dhe vjershën kurorë të këtij cikli: Dita e ndarjes, në të cilën thuhet: “Nëse ka vdekje / Ti je mbi të / me dashje që të tejjetosh. / Nëse ka amshim / Ti do të jesh përherë ndër ne / me njerëzi / me zemër të dlirë / me mendjemprehtësi. / O, kush më mirë / na tregoi / që deri në frymën e fundit / duhet luftuar / për Njeriun!”.

Hivziu u tërhoq herët nga jeta publike; u pensionua në moshën 53 vjeç dhe bëri një jetë të veçuar në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës deri në fund të jetës. Komunikonte me pak njerëz, ndër të cilët, sipas pohimit të Hasan Mekulit, ishte Esadi, i cili e vizitonte shpesh dhe të cilin “prore e kishte afër dhe e dëgjonte si vëllaun” (Shih: Hasan Mekuli, Hivzi Sulejmani – shkrimtar i denjë dhe aktual i bashkëkohësisë sonë, “Jeta e re” nr. 4-5, 1976, f. 605). Në atë shtëpi, të cilën pas vdekjes ia fali shoqërisë (ec e gjeje sot një të tillë!), lexonte, shkruante dhe meditonte për jetën. Aty shkroi edhe tregimin e tij të fundit Një gjeth e një njeri, një paralelizëm i fuqishëm artistik midis njeriut që është në prag të vdekjes dhe një gjethi vjeshtak majë peme, që nga çasti në çast pritet ta fërfëllojë era në baltë.

Hivziu , me jetën dhe veprën e tij , por edhe me kontributin që dha në zhvillimin e letërsisë dhe të kulturës shqiptare, sikundër dhe në krijimin e një vetëdijeje kritike shoqërore dhe të një opinioni të shëndoshë publik, ishte simbolikë e pandashme e gjithe levizjes letrare shqiptare.

nga Agim Vinca

 

HIVZI SULEJMANI DHE ROMANI  ”NJERËZIT”

Nga Have Elezaj

Hivzi Sulejmani lindi në Mojstir, më 1910.Një kohë jetoi në Mitrovicë, ku dhe do të kryej dy klasë të Gjimnazit,jetoi edhe në Prishtinë.Më vonë kreu Medresën e Shkupit.Shumë herët u inkuadrua në lëvizjen e rinisë përparimtare.Më 1935 u regjistrua në fakultetin teknik në Beograd,atje merr pjesë në radhët e demonstratave të studentëve.E harron sëmundjen e vet,(ishte i sëmurë nga turbekulozi) dhe i përkushtohet Luftës Nacional Çlirimtare në Kosovë.Burgoset nga okupatori fashist,për shkak të aktiviteteve revolucionare në Ferizaj.Vdiq në Prishtinë,më 1975. 

Romani autobiografik ”Njerëzit” i Hivzi Sulejmanit u botua në vitin 1961 edhepse ishte gati për shtyp,që nga viti 1951.Romani,është kronikë e një revolucioni,e një jete,e një shoqërie.Trajton dramën e njeriut tonë në përpjekje të vazhdueshme për t’i ruajtur e mbrojtur virtytet,qenien e botës së vet,përpjekjen e njeriut për të mbetur njeri,për ta ndryshuar vetvetën dhe realitetin e kohës.

Romani”Njerëzit” fillon me monologun e Hafizit,heroit kryesor të romanit,me shpalosjen e kujtimeve të fëmijërisë,vazhdon me kohën e shkollimit në Medresën e Shkupit,ku do të lexojë literaturë të ndaluar,dhe, do të bie në kontakt me lëvizjen përparimtare të rinisë.Gjatë asaj kohe, do të dëgjojë për vrasjen e të vëllait,Rizait në Ston të Dalmacisë, ku kishte shkuar të punonte.Dhëmbja për vëllanë e shtyn të marr rrugën e mundimshme për Ston,kur arrin atje viziton varrin e vëllait dhe me zemër të sfilitur, gjurmon rreth vrasjes së tij, për këtë shkak burgoset atje.Në roman,trajtohen rrethana të ndërlikuara historike,padrejtësi të mëdha shoqërore të kohës ndaj shqiptarëve,që shtypeshin,vraheshin e shfrytëzoheshin pa mëshirë,nga nacionalitetet tjera.

Pas kryerjes së Medresës,Hafizi do të punojë një kohë në Mitrovicë,edhe aty do të ballafaqohet me padrejtësinë,me shfrytëzimin e punëtorit shqiptar.Mandej, do të ikë në Beograd,për të studiuar, me veti do të merr nënë Xhemilen dhe vëllanë Azizin.Atje, merr pjesë në demonstratat studentore, dhe, do të përcillet hap pas hapi nga fashistët.Ishte kohë trazire e lufte,por interesat vetanake të popujve grabiqar mbizotëronin,shfaqet ndaj Hafizit mosbesimi, e bashkë me këtë edhe mosbesimi ndaj qenjës sonë kombëtare.Kjo shfaqet në çastet, kur kërkohej bashkim e forcë, për t’u përballuar fortunave të fuqishme të shekujve.

Në qytet bëjnë jetë varfnjakësh,u mungon edhe buka e gojës,por mbi të gjitha, u mungon përkrahja njerëzore.Hafizi punonte në Fabrikën e Aeroplanëve,nxitë e organizon protesten me punëtorët.Përleshet me fashistët dhe detyrohet të ikë edhe nga Beogradi.Me nënë Xhemilen dhe me të vëllanë kthehen në Mitrovicë.Dy vëllezërit lajmërohen në batalionin e vullnetarëve.

Ndodhin padrejtësi të mëdha,ndahen shqiptarët nga të tjerët,i lënë pa armë,ata që kishin armë detyrohen t’i dorëzojnë, i therrin me bajoneta,i hudhin në lumin Sitnicë.Sitnica skuqet me gjak shqiptar,shqiptaret trajtohen, si armiq dhe vriten prapa shpine nga kriminelet çetnik.Një ngjarje të ngjajshme, rrënqethëse na e përshkruan edhe Sulejman Krasniqi në romanin:’’Njeriu dy herë i pushkatuar’’ edhe ky roman autobiografik.

Hafizi ruan armën që kishte dhe bashkë me disa shokë, arrinë të arratiset e të kthehet në Mitrovicë.Ishte i sëmurë,jetonte në skamje të madhe.Hapë një ”Byro Gjenerale”ku në emër të saj, do të punojë për kauzën e madhe kombëtare,shpeshëherë erret e gdhihet në ethet e zjarmisë,sa nga sëmundja,po aq nga dhëmbja për situaten kombëtare,por punën nuk e ndalon.I vëllai,Azizi kalon në rradhët e partizanëve.Bastisjet kaplojnë Mitrovicën,bastiset edhe familja e Hafizit.Ai detyrohet të largohet,kalon në Skënderaj te mësuesi Jahë,ku shpreh shqetësimin e tij për Azizin,atje do të ketë mundësinë të takohet me të,me ndihmen e mësuesit Jahë.

Nga aty do të kalojë nëpër disa qytete të Kosovës,Pejë,Prizeren,ishte shumë i sëmurë,shtegtonte duke harruar veten dhe duke kërkuar sherimin kombëtar.Takohet me shokë shkolle në këto udhëtime.E arrestojnë në Ferizaj,në burg e viziton e ëma, e cila i sjell me vete kujtimet e jetës së tyre skamnore e të nëpërkëmbur.Vuajtjet e nënë Xhemiles janë të tmerrshme,portreti i saj i veçantë është si një obelisk,shkëmb që i qëndron termeteve e fortunave,ku mbesin të skalitura vuajtjet e mundimet e kohërave.

Azizi vritet në luftë,i tradhëtuar nga guerril çetnik të kamufluar si njerëz të Gestaposë .

Lufta përfundon,pritet vënia e themeleve të një shteti të ri,ku do të jetonin të gjithë të lirë e të barabartë,por mu ashtu si në luftë padrejtësitë vazhdojnë.Synimet grabitqare nxjerrin koken hapatas,në dëm të shqiptarëve.Nuk njihet,as mundi,as gjaku,as sakrifica e tyre dhënë LNÇ-së.Mohohet lufta e popullit tonë dhe kontributi që dha ai në të.Një kolonel,shok shkolle,shpreh dyshimin e vet në angazhimin e Hafizit, duke i thënë, se:ka pritur më shumë nga ai.

Hivzi Sulejmani me romanin e tij ‘’Njerëzit’’ na la një dëshmi të ngjarjeve të asaj kohe,të raporteve të shoqërisë së asaj kohe,te padrejtësive të mëdha, që na janë bërë.Proklamimin e rremë, se u fitua lufta, dhe, se popujt do të jetojnë të lirë e të barabartë.

Vepra u ndalua,u pengua dhe për fat të keq,kjo frymë e veçantë e artit,letërsisë u la në harresë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s