Ibrahim BERIJASHI

ibrahim

     Ibrahim BERIJASHI

Është i lindur në Ostros (Krajë), më 1948. Aty e ka kryer shkollën fillore, Normalen në Ferizaj, ndërsa SHLP në Gjakovë, Kurse Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe e ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Me letërsi ka nisur të merret që në bankat e shkollës së mesme.

Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe në: Podgoricë, Prishtinë, Shkup, Ulqin: Jeta e re, Fjala, Jehona, Pionieri, Fatosi, Fati, Zana etj.

 

Ka botuar këto veprat:

  • Lule prej guri (poezi për të rritur);
  • E tej malësi e det (poezi për të rritur);
  • Veloret e bardha (vjersha për fëmijë);
  • Lundra e humbur (tregime për fëmijë),
  • Floçka e Liqenit (tregime për fëmijë);
  • Orët e vetmisë (poezi për të rritur).
  • Është koautor i antologjisë Dritaren lere hapur.

Poezia dhe proza e Berjashit është e përfaqësuar në tekstet shkollore në gjuhën shqipe në Malin e Zi.

ATDHEU

Tuj vrapue mbas lodrave të andrrave,

në nji çast deliriumi,

të braktis edhe prek ftoftë gjakun edhe mishin tand,

pas shtatë bjeshkëve e oqeaneve,

ik për të kërkue dritë metrove të pluhnosuna…

A T D H E

Me paska marrë malli shumë për ty,

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s