Mexhid (Abedin) MEHMETI

      mexhind

Mexhid (Abedin) MEHMETI

U lind më vitin 1948 në Zhunicë të Preshevës. Katër klasë të fillores i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Preshevë, kurse Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë.

 

Ka botuar këto vepra letrare:

“Klithje e përmallim”, poezi, (1977), “Lumja”, tregime, (1982); “Frymëmarrje”, (1984); “Peizazh i ngrirë”, (1994); “Mon-strumiada”, katër drama, (1998); “Presheva”, poemë, (1998); “Rikthim dhembjeje”, poezi, (1998); “Puthja vrastare”, tregime, (2003); “Hija e korbit”, novela, 2005, Lumi i bardhë; “Pikë në zemër”, poezi (2005; “Shtatë ditë pas vdekjes”, roman, (2006; “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, (2006); “Furtuna”, roman (2007.

 

 

KROI I IDRIZ SEFERIT

I le nam

Karadakut

Me Emrin tënd

Karadaku i gurtë

U mblodh e u shtrydh

Të të falë një Krua

Për atë Emër

 

1993

 

 

 

 

SI T’IA BËJMË HISTORISË

Ktheva në Krujë

Në Fronin Tënd

Sy më sy u shikuam

– Ç’t’i bëjmë Historisë

Pyeta gjakun në mur

Të vëmë ku duhet një gur

 

Në Kasollen tonë dikur

Bëre një sy gjumë

Bukë hëngre e ujë pive

Stërgjyshit tim

Besën ia dhe

Atë natë të errët e të vonë

Nën një flamur

Të lindim e të vdesim gjithmonë

 

Të shikoj në sy

E marr përgjigje

Nga heshtja jote

 

Krujë, më 31 janar 1993

SI ARRITE NË VLORË

Kushedi Durmish Presherva

Si arrite në Vlorë

Me Isën apo vetëm

More Udhë

Krahë të Ismailit

Shtylla nën Flamur

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s