Zejnepe A. REXHEPI

zenepe

      Zejnepe A. REXHEPI

U lind më1973 në Tetovë. Studimet e larta i kreu në Shkup, në Fakultetin Filologjik. Dhjetë vjet punoi si profesoreshë në gjimnazin e Tetovës. Më pas, nga viti 2007 është ligjëruese, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Pasioni për poezinë, është imazh shpirtëror i saj.

Jeton në Tetovë.

 

Ka botuar veprat:

  • Peng loti -1998,
  • Ëndërr shtegtuese- 2000,
  • Ujëvara e syrit- 2007,
  • Ëndërr shtegtuese (botimi II)-2007,
  • Figura e gruas në veprën e Sterjo Spasses, 2009,
  • Nën pushtetin e Erosit, 2011,
  • Gruaja te Migjeni dhe Floberi2011.

Gjurmë

Bukën e bardhë dhe verën e kuqe,

kaherë i patëm shtruar në sofër

edhe kur krushqit bënin jehonë dasme

e trimat ngrinin flamuj lirie,

në dasma e në vaje,

në krismën përshëndetëse për lindjen

e trashëgimtarit të kullës,

kur derdheshin gjaqet për fjalë dashurish

atëherë dhe sot, po edhe sot,

kemi gjak të bekuar perëndish

 

PARAJSË A ËNDËRR

Me luleborën e Pollogut,

aguliçen e Sharrit,

manxuranë Çame,

lulëkuqen e Kosovës…

Një kopsht i tërë luledashurish

apo arenë e përgjakur padrejtësish!

Mbetesh vargu që nuk ndrydhet,

për t’ia behur n’parajsë a n’ëndërr!

PRANVERË E SHI

Ah, thua të heshtim më?!

Pas shiut vërshues të Tiranës,

fjalët tretën në mugëtirë.

Tirana deshi paqe e miqësi

kur shiu shplau ’97 gjurmët e së djeshmes,

dhembja e loti mbeti po aty.

 

Po, a të heshtnim më?!

kur rrëmbeu shiu i Prishtinës,

me ’99 plagët e pashëruara ndër mote.

Ia bënë me sy pranverës,

dielli të zërë vend pas rrebeshit të shiut,

e malli të kthehet në zjarr të pashuar.

 

Si të heshtim më,

kur pranvera akoma sjell shi?!

Në Kodrën e Diellit mbi Tetovë,

rritet malli për një grusht dhe të lagur,

ku do të mbinin 2001 shpresa dashurie

për jetë jetërash,

s’do të rrënkonte shqiptaria

E do të vinte vera prapë te dera!

nga Rami Kamberi

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s